Edhe 500 mijë euro, për ta ‘shpëtuar’ Thaçin nga Gjykata Speciale

  • 03 April 2019 - 19:01
Edhe 500 mijë euro, për ta ‘shpëtuar’ Thaçin nga Gjykata Speciale

Nesër në të përditshmen numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si i shpenzoi Ministria e drejtësisë edhe 500 mijë euro shtesë me rastin e aktivizimit të Gjykatës Speciale? Si iu dhanë këto para dy kompanive ndërkombëtare, të cilat në këmbim të parave kanë ofruar këshilla për presidentin Thaçi për Gjykatën Speciale!?

Si nuk i mjaftuan keqpërdorimet me miliona euro Hashim Thaçit për të blerë lobues me para të popullit për interesa të veta, por tanimë i shpenzoi përmes të deleguarit e këshilltarit të tij në Ministrinë e drejtësisë edhe 500 mijë euro shtesë, vetëm e vetëm që të këshillohet se si të shpëtojë nga Gjykata Speciale veten, e sigurisht asnjë prej bashkëluftëtarëve të tjerë si të akuzuar potencialë në këtë gjykatë?

Me çfarë të drejte Ministria e Drejtësisë ka klasifikuar si sekrete të gjitha dokumentet që kanë prodhuar dy kompanitë ndërkombëtare, kur përderisa paguan me para të buxhetit, duhet të ketë transparence dhe të raportohet se pse u shpenzuan edhe 500 mijë euro shtesë!? Pse Kuvendi si organ mbikëqyrës, nuk kërkon përgjegjësi nga qeveria për abuzimet e pafund të parave të popullit, për të shpëtuar Thaçin nga Specialja?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.