Politikani më i gjatë në botë

  • 03 April 2019 - 20:40
Politikani më i gjatë në botë

Një këshilltar i New York City është zgjedhur politikani më gjatë në botë. Me 208 centimetrat e tij, Rober Cornegy i riu e morri këtë epitet nga libri i rekordeve Guiness, shkruan Associated Press.

Cornegy thotë që ai që dy vjet e ka dëshiruar këtë çmim, kjo pasi një koleg i kishtë thënë si në shaka që ai ishte politikani më i gjati ndonjëherë.

Ai thotë që të jesh i gjatë ka sfidat e saja, sidomos kur vjen puna tek blerja e rrobave dhe këpucëve.

Rekordin në fjalë më parë e kishte mbajtur anëtari i parlamentit britanik, Sir Louis Gluckstein, i cili ishte 202 centimetra i gjatë.

Ai vdiç në vitin 1979, dhe më pas vendin e tij si politikani më i gjatë ishte zënë nga një koleg i tij në parlament, i cili ishte i gjatë 198 centimetra.

(Kosova Sot)