Arrestohet i dyshuari për vrasjen në kazino në Lipjan

  • 03 April 2019 - 21:50
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në kazino në Lipjan

Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen në kazino në Lipjan. Polica e Kosovës e ka konfirmuar këtë arrestim. Bëhet fjalë për të dyshuarin në rastin në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku u vra një person i moshës 36 vjeçare.

“ Mund të ju konfirmoj që është arrestuar person i dyshuar për këtë rast”, kanë thënë në Policinë e Kosovës, duke treguar se për informata të tjera do të ketë njoftim për media.

Në orët e vona të mbrëmjes së 20 marsit një 36 vjeçar u vra përderisa po punonte në një kazino në Lipjan.

36 vjeçari, Florent Ahmetaj ishte nga fshati Rrezall në komunën e Skenderajt, por që punonte në një lokal në Lipjan. 

(Kosova Sot)