Institucionet nuk punojnë sa duhet që të mbrojnë malet nga zjarret?

  • 04 April 2019 - 11:37
Institucionet nuk punojnë sa duhet që të mbrojnë malet nga zjarret?

Të anketuarit thonë se dora e njeriut është fajtore për zjarret, por institucionet duhet të ndëshkojnë ata që po i bëjnë këto gjëra


Florim Gashi thotë se zjarret tash janë përhapur shumë në Kosovë. “Unë mendoj se Qeveria duhet të punojë shumë më shumë në këtë drejtim për të vetëdijësuar qytetarët ose e kundërta zjarret do të vazhdojnë shkatërrimi e maleve në Kosovë”, ëshë shprehur ai.


Baki Avdaj thekson se zjarret janë duke shkatërruar shumë florën e faunën, kurse faktori njeri mund të jetë shkaktari i vetëm.

Ilam Berisha shprehet se zjarret tashmë po shkretërojnë shumë male në Kosovë. “Këto zjarre janë të qëllimshme dhe bëhen nga dorë e huaj ose nga dorë e shitur”.


Mujë Berisha mendon se këto zjarre janë një pakujdesi institucionale. “Sepse tashmë kemi dëshmi të thuash çdo ditë se ato janë duke i shkaktuar faktori njeri, e ajo duhet të ndëshkohet”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot)