Vjen paralajmërimi: Ja kush do ta rrëzojë Haradinajn

  • 04 April 2019 - 14:00
Vjen paralajmërimi: Ja kush do ta rrëzojë Haradinajn

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta në Kosovë kundër udhëheqjes nga Ramush Haradinaj dhe Presidenti, Hashim Thaçi.

Kurti, ka njoftuar se tubimet do t’i fillojnë nga nesër në Komunën e Vushtrrisë.

“Kryeministri dhe presidentin e Kosovës i ndan taksa ndaj Serbisë, ndërsa i bashkon korrupsioni, ajo çfarë i bashkon është më e fortë se sa ajo që i ndan. Andaj ne kërkojmë dorëheqjen e tyre. Popullsia, migrimi po rritet çdo ditë. Prej nesër fillojmë më tubime me qytetarë. Nesër jemi ne Vushtrri, pastaj ne Besianë, e Mitrovicë. Vazhdojmë për çdo ditë në komunat e Kosovës, dhe drejt e ne protestë që të shkarkohen Thaçi e Haradinaj”, tha Kurti.

E lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi, për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se opozita duhet ta mobilizojë popullin për rrëzimin e kësaj Qeverie.

Image
Faik Krasniqi

“ Këta nuk do të kenë të ndaluar me vjedhjen e parasë publike dhe punësimet e çmendura familjare dhe partiake, nëse nuk rrezohen nga pushteti. Janë hiena të pangopura. Shteti këtyre ju duket si prone e tyre private. Prandaj edhe ashtu veprojnë, sepse atë mendësi e kanë. Kosova po zbrazet, dhe shumica e atyre që po ikin janë votues të opozitës, ose bëjnë pjesë tek 70 përqindshi i popullatës që nuk dalin fare të votojnë për shkak të humbjes së besimit”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, protestat do ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj.

“Kur të ikin pjesa dërrmuese e popullatës, ky vend as dreqit nuk ka çfarë t'i duhet. Padyshim që protestat do ta rrëzojnë Qeverinë, por ato duhet të jenë masive dhe mos të ndalen deri sa ajo të bie. O sot o kurrë. Popujt nëpër botë kanë rrezuar edhe diktaturat më të tmerrshme. Edhe ne mund t'i rrezojmë këta diktatorë të vegjël që po tentojnë të bëhen të mëdhenj!”, përfundon për “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)