Akuza e radhës, tradhtia e Hashim Thaçit, pazar me kufijtë për t’i shpëtuar Speciales

  • 05 April 2019 - 07:33
Akuza e radhës, tradhtia e Hashim Thaçit, pazar me kufijtë për t’i shpëtuar Speciales

Sipas Bodo Weber-it, politikanët perëndimorë thonë që presidenti kosovar po e shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale

 “E vërteta është se, Federica Mogherini pa Hashim Thaçin jo vetëm se nuk do të mund ta jetësonte idenë për temën e kufijve Serbi-Kosovë, por nuk do të mund ta shpëtonte as fytyrën dhe karrierën e saj nga një proces i dështuar politik. Roli i dyfishtë i Hashim Thaçit në dialogun e Brukselit, gjegjësisht të qenit në shërbim të Vuçiqit dhe Mogherinit, në asnjë rrethanë nuk mund të jetë në dobi të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Pa dyshim, aspiratat e treshes në dialog, Vuçiq-Mogherini-Thaçi, më tepër se shtetërore dhe ‘në shërbim të paqes’ në rajon, janë personale”, thotë për “Kosova Sot” analisti Florim Zeqa

Presidenti i Kosovës dhe partnerët e tij në dialogun me Serbinë, si Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, po akuzohen se qëllimshëm e kanë përfshirë planin për ndarjen e Kosovës. Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç, e cila jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vet qe nuk e ka.

Por, a u jetësua ideja për temën e kufijve Serbi-Kosovë, siç thotë eksperti Weber, përmes Mogherinit, thjesht për ta shpëtuar fytyrën e vet, për ta shpëtuar karrierën dhe reputacionin prej këtij procesi të dështuar ?! Eksperti Bodo Weber bëri të ditur se politikanët perëndimorë thonë që presidenti Hashim Thaçi po e shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale.

Siç thotë ai, ka drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së me Thaçin, si dhe ato në fakt përmbajnë një element të amnistisë së tij. Analistët dyshojnë se po bën pazare te fshehta Hashim Thaçi, gjë qe po vërtetohet edhe nga ekspertët, siç është Weberi, për t’u amnistuar personalisht nga Gjykata Speciale, në kurriz e dëm të territorit dhe parave të popullit të Kosovës

Image
    Adem Salihaj

Salihaj: Presidenti i Kosovës, në shërbim të linjës ruso-serbe

“Bodo Weber ka plotësisht të drejtë, çështjen e ndryshimit të kufijve e ka futur në agjendë Federica Mogherini, por jo vetëm për ta shpëtuar reputacionin e saj, të cilin nuk e ka fare, por edhe për disa arsye të tjera: E para, ajo është një femër me pikëpamje komuniste, një proserbe dhe proruse dhe, si pasojë e këtij orientimi, ajo është antishqiptare. E dyta, projekti i ndarjes së Kosovës është projekt ruso-serb dhe ka për qëllim shkatërrimin e Kosovës si shtet dhe hapjen e rrugës për krijimin e Serbisë së Madhe.

E treta, Thaçi, për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, ka hyrë në shërbim të idesë ruso-serbe për ndarjen e Kosovës dhe është bërë shtytësi kryesor i këtij projekti famëkeq. Partitë politike të pozitës kanë hyrë në pazare me Thaçin, duke ia lejuar atij dialogun me Vuçiqin, në mënyrë që, si këmbim, ai të mos e rrëzojë Qeverinë e Haradinajt. Në fund del se e gjithë kjo që po ndodh me projektin e ndarjes së Kosovës, është projekt i përbashkët i partive në pushtet, dhe jo vetëm i Thaçit”, ka potencuar Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Image
Ragip Guraziu

Pazaret e pista, në kurriz të popullit të Kosovës


Analisti Ragip Guraziu thekson se pazaret e Hashim Thaçit po bëhen në kurriz e dëm të territorit dhe parave të popullit të Kosovës. “Në rast se i referohemi bashkëpunëtorit të lartë të politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, duhet t'i besojmë, kur ka thënë se '' Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç, e cila jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vet që nuk e ka, kjo nuk do koment.

Por, a u jetësua ideja për temën e kufijve Serbi-Kosovë, siç thotë eksperti Weber, përmes Mogherinit, thjesht për ta shpëtuar fytyrën e vet, për ta shpëtuar karrierën dhe reputacionin prej këtij procesi të dështuar, unë mendoj se po, por me Thaçin, e Thaçi nuk është president i të gjithë qytetarëve, në rast se kemi parasysh se si erdhi në këtë post! Mu për këtë,Thaçin e akuzoi edhe eksperti Bodo Weber, duke zbardhur se politikanët perëndimorë thonë se presidenti Hashim Thaçi po shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve, në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale”, ka vijuar më tej Guraziu. “ Të gjitha këto tani po i zbardh eksperti Weber, (pasi ekspertët kosovarë i ka zë një gjumë i rëndë), se ka drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së me Thaçin si dhe ato në fakt përmbajnë një element të amnistisë se tij, derisa po bën pazare të fshehta Hashim Thaçi, gjë që po vërtetohet edhe nga ekspertët, siç është Weberi, për t’u amnistuar personalisht nga Gjykata Speciale, edhe atë në kurriz e dëm të territorit dhe parave të popullit të Kosovës”, ka vlerësuar analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Fajtori kryesor është vetëm një….despoti i Kosovës

“Personalisht mendoj, pa marrë parasysh se çka ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, fajin kryesor për këtë pazar e ka pazarxhiu, matrapazi dhe shpirtshituri, Hashim Thaçi. Këtij despoti, këtij tirani, pra Hashim Thaçit, i konvenoi kjo, sepse këtë pazar e bën vetëm e vetëm që të shpëtojë bishtin e tij nga Gjykata Speciale dhe a ka turp më të madh, a ka tradhti më të madhe kur del ky dallaveraxhi the thotë se ...për korrigjimin e kufijve me Serbinë Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë!

Për të mos i numëruar të gjitha me radhë, akoma Serbia në Kushtetutën e saj, Kosovën e konsideron si tokë të veten, lobon kudo për t´i bërë sherr Kosovës, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe ... prandaj, kush i beson këtij hajvani se me lëvizjen e kufijve Serbia do t’ia falë pjesën Lindore Kosovës pa asgjë. Dhe, ky matrapaz, për të shpëtuar lëkurën e tij, mendon se i beson kush për këtë tradhti. Si nuk ka turp ky hajn shkuar hajnave.

Eksperti i njohur, z.Bodo Weber akuzën këtij matrapazi ia bën me shumë të drejtë dhe me shumë vend, kur e sheh se akoma nuk zmbrapset dhe nuk heq dorë nga shkëmbimi i territoreve, sepse e shohin të gjithë se e ka vetëm për interesa të tij personale dhe Kosovën e nxjerr si plaçkë pazari dhe zbardhjen e këtij hileqari që tërë këtë pazar të pistë e bën nga frika se do të ulet në bankën e zezë të Gjykatës Speciale dhe njëkohësisht se ky aty për aty vdes politikisht dhe e di se kësaj, kur t´i shtohet edhe hajnia, që ia ka bërë buxhetit të vendit dhe djersës së taksapaguesve, që ka harxhuar miliona për të shpëtuar fytyrën e zezë të matrapazit, paratë ishin të popullit dhe jo të babës së tij, prandaj këtu ia shoh për të madhe edhe Kuvendit që nuk e ndali”, theksoi analisti Reshat Badallaj- Zhuriani për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri: Këto pazare të pista për shkëmbim territoresh, Hashim Thaçi po i bën për arsyen e vetme, që ai t’i ikë Gjykatës Speciale

Analisti Gani Qarri shprehet për “Kosova Sot” se vërtet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç që jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel,dhe se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vet, të cilin ajo nuk e ka, ndërsa këtë e dëshmoi edhe Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor. “Madje, ashtu siç e thotë edhe vetë eksperti Weber, ideja për temën e kufijve Serbi-Kosove, u jetësua pikërisht përmes Mogherinit, thjesht për ta shpëtuar ajo fytyrën e vet, karrierën politike dhe reputacionin aspak bindës diplomatik të saj, që u dëshmua edhe prej këtij procesi të dështuar.

Eksperti Bodo Weber akuzoi edhe presidentin kuisling Hashim Thaçin, i cili edhe sipas deklaratave të politikanëve perëndimorë, po shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve, në mënyrë që të amnistohet vetë nga Gjykata Speciale, gjë që vërteton edhe një herë më tepër, se të gjitha këto pazare të pista për shkëmbim territoresh, Hashim Thaçi po i bën për arsyen e vetme, që ai t’i ikë Gjykatës Speciale”, ka potencuar Qarri. “Për aq më tepër, edhe eksperti Weber zbuloi se ka drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së me Thaçin, që në fakt edhe ato përmbajnë një element të amnistisë së tij.

Ndaj, të gjitha pazaret e fshehta, po dëshmohet edhe nga ekspertët, siç është z. Weber, se po bëhen vetëm për t’u amnistuar Hashim Thaçi personalisht nga Gjykata Speciale, edhe atë në kurriz e në dëm të territorit dhe parave të popullit të Kosovës”, ka thënë më tej Qarri.

Qytetarët po e paguajnë shtrenjtë aventurën presidenciale


Analisti Florim Zeqa thekson se ato që i thotë bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor, zoti Bodo Weber, se "Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç, e cila jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vet qe nuk e ka, janë të vërteta sikurse që janë të vërteta edhe konstatimet e tij për Hashim Thaçin, se ‘po e shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale’”.
“E vërteta është se, Federica Mogherini pa Hashim Thaçin jo vetëm se nuk do të mund ta jetësonte idenë për temën e kufijve Serbi-Kosovë, por nuk do të mund ta shpëtonte as fytyrën dhe karrierën e saj nga një proces i dështuar politik.

Roli i dyfishtë i Hashim Thaçit në dialogun e Brukselit, gjegjësisht të qenit në shërbim të Vuçiqit dhe Mogherinit, në asnjë rrethanë nuk mund të jetë në dobi të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Pa dyshim, aspiratat e treshes në dialog, Vuçiq-Mogherini-Thaçi, më tepër se shtetërore dhe ‘në shërbim të paqes’ në rajon, janë personale”, ka vlerësuar më tutje Zeqa. “Qytetarët e Kosovës nuk e kanë asnjë arsye të ndjehen të zhgënjyer në Mogherinin, e aq më pak në Vuçiqin, ngase zhgënjimi i madh u vjen nga i pari i vendit, i cili, edhe pse ka për detyrë dhe obligim të dalë në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare, gjithnjë po shkon pas në implementim të agjendave të Vuçiqit e Mogherinit.

Presidenti Hashim Thaçi me shtyrjen përpara të idesë së shkëmbimit të territoreve, përveçse po e ndihmon planin serb për ndarjen e Kosovës, njëkohësisht po e ndihmon edhe zonjën Mogherini në realizimin e planit të saj personal në përmirësimin e imazhit politik, e pse jo për të vazhduar tutje ëndrrën e saj për çmimin ‘OSKAR’ në fund të procesit dialogues në Bruksel”, potencoi ai. Sipas analistit Zeqa, të gjitha këto plane personale synohen të arrihen mbi kurrizin e Kosovës, ku çmimin si gjithnjë do ta paguajnë qytetarët me getoizim të paparë dhe varfëri ekstreme në zemër të Ballkanit.

(Kosova Sot)