Incident mes delegacionit serb dhe atij të Kosovës në Tiranë

  • 05 April 2019 - 12:09
Incident mes delegacionit serb dhe atij të Kosovës në Tiranë

Nuk zhvillohet në orën e paracaktuar konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë.

“News 24” raporton se shkak për vonesën e më pas shtyrjen e konferencës është bërë një problem mes delegacionit serb e atij kosovar.

Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme.

(Kosova Sot)