Poroshenko e pranon sfidën e kundërkandidatit, i nënshtrohet testit për drogë

  • 05 April 2019 - 15:57
Poroshenko e pranon sfidën e kundërkandidatit, i nënshtrohet testit për drogë

Presidenti i tanishëm i Ukrainës dhe njëri nga dy kandidatët që do të garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve për këtë pozitë, Petro Poroshenko, sot i ka dhënë mostrat e gjakut, urinës dhe disa qime flokësh për ta vërtetuar nëse është përdorues i alkoolit dhe drogës.

Dy ditë më parë, kundërkandidati i Poroshenkos, Zelenskiy, e kishte sfiduar presidentin aktual për t’iu nënshtruar testit të drogës përmes një videoje ku i kishte paraqitur kushtet e tij për të marrë pjesë në një debat televiziv.

Kusht tjetër i humoristit që në rundin e parë e zuri vendin e dytë ishte edhe zhvillimi i debatit në stadiumin “Olimpiyskiy Stadium”, i cili është më i madhi në vend dhe ka 70 mijë ulëse. Ai ia dha 24 orë kohë Poroshenkos që të përgjigjet ndaj këtyre kërkesave.

Në këtë mënyrë, Poroshenko e pranoi sfidën. “Ti e do stadiumin, e ke stadiumin. Po të pres”, i tha ai kundërkandidatit përmes një paraqitjeje në video.

Për ta dëshnuar gatishmërinë e tij, presidenti 53-vjeçar shkoi në këtë stadium në orët e hershme të së premtes, i përvoli mëngët dhe e dha gjakun.

Poroshenko kishte refuzuar të merrte pjesë në debatin zgjedhor të vitit 2014, kur i kishte fituar zgjedhjet dhe ishte bërë president i Ukrainës, shkruan “Free Europe”

(Kosova Sot)