Ja kush e thotë: Hashim Thaçi në shërbim të linjës ruso-serbe

  • 05 April 2019 - 19:06
Ja kush e thotë: Hashim Thaçi në shërbim të linjës ruso-serbe

Presidenti i Kosovës dhe partnerët e tij në dialogun me Serbinë, si Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, po akuzohen se qëllimshëm e kanë përfshirë planin për ndarjen e Kosovës. Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i politikave të demokratizimit për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është personi kyç, e cila jetësoi temën e kufijve në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe se Mogherini e bëri gjithë këtë për të shpëtuar reputacionin e vet qe nuk e ka.

Sipas Weber, politikanët perëndimorë thonë që presidenti Hashim Thaçi po e shtyn përpara idenë e shkëmbimit të territoreve në mënyrë që të amnistohet nga Gjykata Speciale.

"Bodo Weber ka plotësisht të drejtë, çështjen e ndryshimit të kufijve e ka futur në agjendë Federica Mogherini, por jo vetëm për ta shpëtuar reputacionin e saj, të cilin nuk e ka fare, por edhe për disa arsye të tjera:

Image
Adem Salihaj

E para, ajo është një femër me pikëpamje komuniste, një proserbe dhe proruse dhe, si pasojë e këtij orientimi, ajo është antishqiptare. E dyta, projekti i ndarjes së Kosovës është projekt ruso-serb dhe ka për qëllim shkatërrimin e Kosovës si shtet dhe hapjen e rrugës për krijimin e Serbisë së Madhe. E treta, Thaçi, për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, ka hyrë në shërbim të idesë ruso-serbe për ndarjen e Kosovës dhe është bërë shtytësi kryesor i këtij projekti famëkeq. Partitë politike të pozitës kanë hyrë në pazare me Thaçin, duke ia lejuar atij dialogun me Vuçiqin, në mënyrë që, si këmbim, ai të mos e rrëzojë Qeverinë e Haradinajt. Në fund del se e gjithë kjo që po ndodh me projektin e ndarjes së Kosovës, është projekt i përbashkët i partive në pushtet, dhe jo vetëm i Thaçit", ka potencuar Adem Salihaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)