Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm

  • E.K /
  • 07 May 2024 - 07:51
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm

Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg.

Në postimin e tij në X, Kryeministri Kurti takimin e djeshëm me ambasadorët e QUINT’it e ka lidhur pikerisht me takimin e sotëm në Strasbourg.

“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth agjendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët dhe kujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar dje Kurti.

Sidoqoftë s’dihet nëse sot do të vendoset rreth çështjes së agjendës apo do të ketë hapësirë edhe më tej.

(Kosova Sot Online)