Heldt në përkrahje të Kosovës pas incidentit në Beograd

  • 06 April 2019 - 15:18
Heldt në përkrahje të Kosovës pas incidentit në Beograd

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, i ka përgëzuar për qëndrimin e matur përfaqëuesit e ICK-së dhe ministrin Valdrin Lluka pas reagimit të një pjesëmarrëseje në audiencë, gjatë prezantimit të bërë.

Heldt shkruan se fokusi duhet të jetë te përmbajtja dhe jo te veprimet e keqbërësve.

“Pajtohem plotësisht! Komplimente për Valdrin Lukën dhe ICKosovo pasi qëndruan të matur. Sepse përmbajtja është ajo që çon peshë dhe ajo në të cilën duhet të përqendrohemi. Veprimet e keqbërësve tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur”, shkruan ambasadori.

Ndryshe, njëri prej përfaqësuesve të ICK-së tha se nuk kanë dashur të binë pre e provokimeve por janë koncentruar në prezantim dhe punë.

(Kosove Sot)