Haradinaj ndreqet në Amerikë me Vlora Çitakun, e pati quajtur ambasadore të Hashim Thaçit

  • 06 April 2019 - 21:32
Haradinaj ndreqet në Amerikë me Vlora Çitakun, e pati quajtur ambasadore të Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka arritur në Amerikë. Kurse, sot ka filluar që t’i realizojë disa takime. Një drekë pune, siç ka treguar ai në një status në Facebook e ka zhvilluar edhe me  ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Haradinaj javë më parë e kishte kritikuar Çitakun, duke thënë se ajo është ambasadore të Hashim Thaçit.

“Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se është zotuar që Qeveria e Kosovës do t’i mbështes të gjithë investitorët.

“Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit.  I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë”.

(Kosova Sot)