Protestat në Beograd, protestuesit e dhunshëm shkaktojnë dëme mijëra eurosh

  • 06 April 2019 - 22:52
Protestat në Beograd, protestuesit e dhunshëm shkaktojnë dëme mijëra eurosh

Qytetarët në Serbi sonte kanë dal sonte prapë nëpër rrugë për të protestuar me moton “1 në 5 milionë”, gjatë së cilës bën thirrje kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Për dallim nga herët e kaluara, protestuesit sonte ishin më të zhurmshëm dhe më këmbëngulës.

Ata rrëzuan gardhin e hekurt të vendosur para vendit të ashtuquajtur ‘Sheshi i Republikës. Sipas Goran Vesic, i cili kujdeset për këtë pjesë, dëmi që shkaktuan protestuesit sonte arrin në 10 mijë euro.

Sipas tij, Beogradi zyrtar kur të bëj vlerësimin e saktë të dëmeve dh të ngrejë akuza ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në prishjen e gardhit të hekurt.

(Kosova Sot)