Policia gjermane i largon protestuesit nga Universiteti i Berlinit

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 18:22
Policia gjermane i largon protestuesit nga Universiteti i Berlinit

Policia gjermane i ka larguar të martën protestuesit propalestinezë nga kampusi i Universitetit të Berlinit “Freie”, të cilët po bënin thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rreth 100 studentë i kishin vendosur dhjetëra tenda në kampusin e universitetit të martën, duke iu bashkuar thirrjeve të të ashtuquajturit “Koalicioni Studentor i Berlinit” për pushtimin e universiteteve gjermane.

Studentët nga universiteteve të ndryshme të Berlinit iu bashkuan protestës, duke bartur flamuj palestinezë, si dhe duke brohoritur në mbështetje të palestinezëve dhe duke i dënuar Izraelin dhe Gjermaninë.

Universiteti “Freie” tha se protestuesit u përpoqën të futeshin brenda sallave dhe dhoma të universitetit, në përpjekje për t’i uzurpuar ato.

(Kosova Sot Online)