KFOR: Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë Shqiptare dhe FSK’së në veri nuk rrezikojnë askënd

  • 07 April 2019 - 09:23
KFOR: Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë Shqiptare dhe FSK’së në veri nuk rrezikojnë askënd

Zëdhënësi i KFOR’it, Vincenzo Grasso ka folur për ushtrimet e përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë, duke thënë se këto ushtrime nuk sjellin destabilizim

Këto komente zëdhënësi i KFOR-it i ka bërë për gazetën serbe “Novosti”, duke potencuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës dhe ato të ushtrisë serbe.

Ai ka folur edhe për ushtrimin e përbashkët të Ushtrisë së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.

“Ky ushtrim është një shembull i përdorimit të keq të retorikës. Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë së Shqipërisë (bëhet fjalë për disa ushtarë) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfaqësuar ushtrimin e aftësive të kërkim shpëtimit. Por në disa media kjo u prezantua si një kërcënim i aksioneve të organizuara të dhunshme në veri të Kosovës. Kjo stërvitje në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në misionin e KFOR-it”, tha Grasso.

Zëdhënësi i misionit paqeruajtës në Kosovë, tha se “KFOR-i është e vetmja forcë e autorizuar me Rezolutën e OKB-së që të garantojë sigurinë në Kosovë, kurse NATO është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë”.

(Kosova Sot)