I dështon plani ogurzi me Ramën e Vuçiqin, Thaçi drejt Speciales?

  • 07 April 2019 - 19:16
I dështon plani ogurzi me Ramën e Vuçiqin, Thaçi drejt Speciales?

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si dhe pse nuk po e fsheh me Hashim Thaçi varshmërinë e nënshtrimin e tij ndaj homologut serb ne Beograd!? Pse edhe gjatë një prezantimi në Londër, që kushedi sa e kot se koti, i kushton buxhetit të taksapaguesve kosovarë, Hashim Thaçi ka ripotencuar se nuk ka nevojë që të kushtëzohet dialogu me Serbinë, përmes të cilit, siç e di opinioni prej kohësh, synohet ndarja e Kosovës ose shpërblimi i Serbisë me territor të Kosovës!?

Si po e shtyn para presidenti Thaçi në prapaskenë planin për copëtimin territorial, ndërkaq në anën tjetër publikisht përkujdeset që të mos ketë kushte për Serbinë, që gjithçka të shkojë sipas skenarit ogurzi: Vuçiq-Rama-Thaçi? A janë pasojat të dyfishta dhe tepër të rënda për Kosovën? Pse në vend se procesi negociator të ishte një shans i mirë për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve, adresimin e të gjitha krimeve të forcave serbe ndaj popullatës shqiptare, kompensimin e dëmeve të luftës, reparacionet, kthimin e fondit pensional e plot të tjera, asnjë prej këtyre problemeve nuk u kërkua nga Serbia, mirëpo ndodhi me e keqja që është pazari me territoret e Kosovës?

A është hapja e çështjes së kufijve, goditja e tradhtia më e rëndë që ia ka bërë procesit Hashim Thaçi nga pozita e Presidentit te vendit!? A është qëllimi i Hashim Thaçit shpëtimi nga Gjykata Speciale, pasiqë dirigjimi politik mund të ndikojë në ngritjen ose pushimin e një aktakuze ndaj kreut aktual të Kosovës? A e ka investuar Hashim Thaçi tërë kapitalin, formal e joformal, tërë klanin e tij që disponon, përfshirë spiunë të Serbisë që njihen botërisht, që të parandalojë një akuzë të pritshme kundër tij!? A është pazari me Serbinë, joshës edhe për një pjesë të faktorit ndërkombëtar, që do t’ia mundësonin Thaçit shfajësimin nga ndjekja e Speciales, në këmbim të një marrëveshjeje finale Kosovë-Serbi?! Mirëpo, Gjermania dhe SHBA tani kanë dalë me qëndrim të njëjtë, duke kundërshtuar hapur ndryshimin e kufijve. A po dështon më në fund plani i Thaçit e Baton Haxhiut dhe argatëve të tyre për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës?

A janë të bindur edhe ndërkombëtarët se Hashim Thaçi i ka gënjyer e mashtruar duke thënë se kosovarët përkrahin ndryshimin e kufijve? A do të përfundojë më në fund në Gjykatën Speciale edhe Hashim Thaçi, ku së fundi Specialja ka nisur një varg tjetër të ftesave!? A janë të lodhur edhe ndërkombëtarët me gënjeshtrat e mashtrimet e Hashim Thaçit dhe tërë klasën politike në Kosovë ku ambasadori britanik dhe ai amerikan thonë se edhe durimi ka një fund?! A është ky tani edhe sinjali më serioz për Kosovën dhe “parinë” e saj të degraduar e mashtruese!?

Lexojeni të përditshmen kosovare, “Kosova Sot”.