Plani i Thaçit për copëtimin e Kosovës, me bekimin e Beogradit

  • 08 April 2019 - 07:31
Plani i Thaçit për copëtimin e Kosovës, me bekimin e Beogradit

Qarri: Qëllimi përfundimtar i Hashim Thaçit nuk është ruajtja e shtetit të Kosovës, por shpëtimi nga Specialja

 “Në fakt, kjo nuk është deklaratë e rastësishme, por është një shtyrje para në prapaskenën e planit për copëtimin territorial të Kosovës nga presidenti Thaçi. Nuk ka si të jetë ndryshe kur në njërën nga qendrat më të mëdha botërore deklarohet publikisht që të mos ketë kushte për Serbinë, që gjithçka të shkojë sipas skenarit ogurzi të Serbisë, përkatësisht planit të treshes Vuçiq-Rama-Thaçi. Në vend se procesi negociator, ky shans i volitshëm për palën kosovare, të shfrytëzohej për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve, adresimin e të gjitha krimeve të forcave serbe ndaj popullatës shqiptare, kompensimin e dëmeve të luftës, reparacionet, kthimin e fondit pensional e plot të tjera,...përveçse asnjë prej këtyre problemeve nuk u kërkua nga Serbia, po ndodh e keqja më e madhe, e pazarit me territore në dëm të Kosovës”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Florim Zeqa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk po e fsheh më varshmërinë e nënshtrimin e tij ndaj homologut serb në Beograd,thonë analistët. Ai edhe gjatë një prezantimi në Londër, që kushedi sa i kushton buxhetit të taksapaguesve kosovarë, ka ripotencuar se nuk ka nevojë që të kushtëzohet dialogu me Serbinë, përmes të cilit, siç e di opinioni prej kohësh, synohet ndarja e Kosovës ose shpërblimi i Serbisë me territor të Kosovës.

Analistët politikë janë të mendimit se presidenti Thaçi në prapaskenë po e zhvillon planin për copëtimin territorial, ndërkaq në anën tjetër publikisht përkujdeset që të mos ketë kushte për Serbinë, që gjithçka të shkojë sipas skenarit ogurzi: Vuçiq-Rama-Thaçi. Këto plane, sipas analistëve, janë pasojat e dyfishta dhe tepër të rënda për Kosovën. Ata shtrojnë pyetjen pse në vend se procesi negociator të ishte një shans i mirë për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve, adresimin e të gjitha krimeve të forcave serbe ndaj popullatës shqiptare, kompensimin e dëmeve të luftës, reparacionet, kthimin e fondit pensional e plot të tjera, asnjë prej këtyre problemeve nuk u kërkua nga Serbia, mirëpo ndodhi më e keqja, që është pazari me territoret e Kosovës.

Analistët thonë se hapja e çështjes së kufijve është goditja e tradhtia më e rëndë që ia ka bërë procesit Hashim Thaçi nga pozita e presidentit të vendit dhe se ky, sipas tyre, është qëllimi i tij për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, pasi që dirigjimi politik mund të ndikojë në ngritjen ose pushimin e një aktakuze ndaj kreut aktual të Kosovës. Analistët gjithashtu thonë se presidenti ka investuar tërë kapitalin, formal e joformal, tërë klanin e tij në dispozicion, përfshirë spiunë të Serbisë që njihen botërisht, që të parandalojë një akuzë të pritshme kundër tij. Por, sipas analistëve, ajo që është më e rëndësishme, për pazarin e tij me Serbinë, joshës edhe për një pjesë të faktorit ndërkombëtar, që do t’ia mundësonin Thaçit shfajësimin nga ndjekja e Speciales, në këmbim të një marrëveshjeje finale Kosovë-Serbi, kanë dalë kundër Gjermania dhe SHBA-ja, duke kundërshtuar hapur ndryshimin e kufijve.

Image
Florim Zeqa

Zeqa: Marrëzitë e Thaçit nuk kanë fund

Analisti Florim Zeqa theksoi për gazetën “Kosova Sot” se në prezantimin e fundit në Londër Hashim Thaçi e shpërfaqi edhe një herë varshmërinë e skajshme ndaj homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, duke ripotencuar se nuk ka nevojë që të kushtëzohet dialogu me Serbinë, përmes të cilit, siç e di opinioni prej kohësh, synohet ndarja e Kosovës ose shpërblimi i Serbisë me territore të Kosovës.“Në fakt, kjo nuk është deklaratë e rastësishme, por është një shtyrje para në prapaskenë e planit për copëtimin territorial të Kosovës nga presidenti Thaçi.

Nuk ka si të jetë ndryshe kur në njërën nga qendrat më të mëdha botërore deklarohet publikisht që të mos ketë kushte për Serbinë, që gjithçka të shkojë sipas skenarit ogurzi të Serbisë, përkatësisht planit të treshes Vuçiq-Rama-Thaçi. Në vend se procesi negociator, ky shans i volitshëm për palën kosovare, që të shfrytëzohej për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve, adresimin e të gjitha krimeve të forcave serbe ndaj popullatës shqiptare, kompensimin e dëmeve të luftës, reparacionet, kthimin e fondit pensional e plot të tjera,...përveçse asnjë prej këtyre problemeve nuk u kërkua nga Serbia, po ndodh e keqja më e madhe e pazarit me territore në dëm të Kosovës. Hapja e çështjes së kufijve është goditja më e rëndë që ia ka bërë procesit të pavarësimit të plotë të vendit Hashim Thaçi nga pozita e presidentit të vendit.

Tashmë janë të lodhur edhe ndërkombëtarët me lojën e dyfishtë të Hashim Thaçit, i cili për opinionin vendor e përdor kartën e nacionalizmit fals, ndërsa në takimet e Brukselit i përdor "gërshërët" e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës.

Diplomatët perëndimorë, përveçse e kanë humbur besimin, edhe janë lodhur me gënjeshtrat dhe mashtrimet e Hashim Thaçit dhe tërë klasën politike në Kosovë ndaj qytetarëve të vendit, ku ambasadori britanik dhe ai amerikan tashmë kanë paralajmëruar fundin e durimit të tyre.

Njëherësh, ky është edhe sinjali më serioz për Kosovën dhe “parinë” e saj të degraduar e mashtruese se lojërat dhe marrëzitë e tyre janë ka shkojnë kah fundi.

Image
Ragip Guraziu

 Guraziu: Hashim Thaçi është i nënshtruar ndaj Beogradit

Sipas analisti Ragip Guraziu, Hashim Thaçi është i nënshtruar ndaj Beogradit. “Tashmë nuk po e fsheh dhe nuk ka më çka të fshehë Hashim Thaçi varshmërinë e nënshtrimin e tij ndaj homologut serb në Beograd, derisa edhe gjatë një prezantimi në Londër, që kushedi sa i kushton buxhetit të taksapaguesve kosovarë, ka ripotencuar se nuk ka nevojë që të kushtëzohet dialogu me Serbinë, përmes të cilit, siç e di opinioni prej kohësh, synohet ndarja e Kosovës ose shpërblimi i Serbisë me territor të Kosovës.

Kështu po e shtyn para presidenti Thaçi në prapaskenë planin për copëtimin territorial, ndërkaq në anën tjetër publikisht përkujdeset që të mos ketë kushte për Serbinë, që gjithçka të shkojë sipas skenarit ogurzi Vuçiq-Rama-Thaçi? Këto do të jenë pasojat e dyfishta dhe tepër të rënda për Kosovën, në vend se procesi negociator të ishte një shans i mirë për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve, adresimin e të gjitha krimeve të forcave serbe ndaj popullatës shqiptare, kompensimin e dëmeve të luftës, reparacionet, kthimin e fondit pensional e plot të tjera, asnjë prej këtyre problemeve nuk u kërkuar nga Serbia, mirëpo ndodhi më e keqja që është pazari me territoret e Kosovës.

Kësaj i thonë edhe hapja e çështjes së kufijve, goditja e tradhtia më e rëndë që ia ka bërë procesit Hashim Thaçi nga pozita e presidentit të vendit!? Është qëllimi i Hashim Thaçit shpëtimi nga Gjykata Speciale, pasi që dirigjimi politik mund të ndikojë në ngritjen ose pushimin e një aktakuze ndaj kreut aktual të Kosovës”, theksoi analisti Guraziu për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri: Thaçi i ofroi Serbisë edhe 1/3 e Kosovës për amnistimin e tij nga Gjykata Speciale

“Presidenti kuisling i vendit, Hashim Thaçi, duke parë mungesën e një reagimi të vendosur nga populli, partitë dhe institucionet e inkriminuara, kundër tradhtive që ai hapur po i bën Kosovës, as që po e fsheh më varshmërinë dhe nënshtrimin total të tij ndaj homologut dhe dirigjentit të tij serb, Aleksandar Vuçiqit, në Beograd.

Hashim Thaçi provat e para të nënshtrimit ndaj serbëve dhe Serbisë i ka filluar qysh në vitin 2016, në fshatin Grackë të Lipjanit, ku shkoi dhe u përul pa fije turpi, hapur dhe në mënyrë publike para lapidarit të kriminelëve serbë me mbishkrimin se gjoja ata janë viktima të “terroristëve shqiptarë”! Madje, ai duke parë se edhe pas këtij akti turpërues pasuan vetëm reagimet e afshëta dhe ato në rrjetet sociale, por jo edhe në mënyrë shtetërore dhe organizative të qytetarëve, të cilat përfunduan me thëniet spontane se me këtë përulje Thaçi shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, përuljet dhe nënshtrimet e Hashim Thaçit, më nuk patën fund as të ndalur, i cili shkoi deri atje sa t’i ofronte Serbisë edhe 1/3-n, e Kosovës për amnistimin e tij nga Gjykata Speciale.

Për aq më tepër, pas thirrjeve të fundit të pakuptimta të Albin Kurtit në protesta për rrëzimin vetëm të Qeverisë, por jo edhe të presidentit kuisling, Hashim Thaçi, i cili tash e sa vite po e rrezikon publikisht shtetin e Kosovës, Thaçi edhe gjatë një prezantimi në Londër, që kushedi sa i kushton buxhetit të taksapaguesve kosovarë, u ngut të përsëriste dhe ripotenconte edhe një herë më tepër se gjoja nuk ka nevojë që të kushtëzohet dialogu me Serbinë, përmes të cilit, siç e di opinioni prej kohësh synohet ndarja e Kosovës dhe shpërblimi i Serbisë me 1/3-tat e territorit të Kosovës! Kështu që, duke pasur duart e lira, nga pozita dhe opozita, presidenti kuisling i vendit, Hashim Thaçi, po e shtyn në prapaskenë dhe publikisht, pa asnjë pengesë përpara, planin e tradhtisë së tij për copëtimin territorial të Kosovës, ndërkaq në anën tjetër përkujdeset me të gjitha mjetet që të mos ketë kushte për Serbinë dhe gjithçka të shkojë sipas skenarit ogurzi të treshes kobzezë për Kosovën: Vuçiq-Rama-Thaçi.

Në këtë mënyrë mosreagimi i qytetarëve si dhe heshtja e partive dhe institucioneve të vendit po bëjnë që pasojat të jenë të dyfishta dhe tepër të rënda për integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Madje në vend se procesi negociator të ishte dhe shfrytëzohej si një shans i mirë për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve, adresimin e të gjitha krimeve të forcave okupatore serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, kompensimin e dëmeve të luftës, reparacionet, kthimin e fondit pensional e plot të tjera, Thaçi jo vetëm se nuk e ka parashtruar asnjërën nga këto probleme dhe kërkuar dëmshpërblim nga Serbia, por në vend të tyre ndodhi me e keqja dhe ai filloi të bëjë pazare edhe me territoret e Kosovës. Hapja e çështjes së kufijve po dëshmohet edhe nga ndërkombëtarët, se është goditja më e rëndë dhe tradhtia më e madhe që ka mundur t’i bëjë Kosovës Hashim Thaçi nga pozita e presidentit te vendit. Sjelljet e tij dëshmojnë qartë se qëllimi përfundimtar i Hashim Thaçit nuk është ruajtja e shtetit të Kosovës dhe territoreve të saj, por shpëtimi i vetes nga Gjykata Speciale, pasi që dirigjimi politik mund të ndikojë në ngritjen ose pushimin e një aktakuze ndaj kreut aktual dhe tërësisht fatal të Kosovës.

Për gjithë këto vite, Thaçi ka investuar tërë kapitalin, formal e joformal, me krejt klanin e vet që disponon, përfshirë spiunët tashmë të njohur të Serbisë, që të parandalojë një akuzë të pritshme kundër tij, duke e bërë joshës pazarin me Serbinë edhe për një pjesë te faktorit ndërkombëtar, të cilët do t’ia mundësonin Thaçit shfajësimin nga ndjekja e Speciales, në këmbim të një marrëveshjeje tradhtare, Kosovë-Serbi.

Mirëpo, përderisa çuditërisht qytetarët dhe faktori i brendshëm vazhdojnë të heshtin, për fat të mirë Gjermania, e së fundmi edhe SHBA-ja, kanë dalë me qëndrim të njëjtë, duke kundërshtuar hapur ndryshimin e kufijve të Kosovës, gjë që po i rrit shpresat se më në fund po dështon plani kobzi i Thaçit e Baton Haxhiut dhe argatëve të tyre kuislingë, për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Tashmë po shihet se janë bindur plotësisht edhe ndërkombëtarët që Hashim Thaçi vazhdimisht i ka gënjyer e mashtruar edhe ata, duke u thënë se gjoja kosovarët përkrahin ndryshimin e kufijve, fakt i cili bën që në Gjykatën Speciale të përfundojë edhe Hashim Thaçi, ku se fundi specialja ka nisur edhe një varg tjetër të ftesave.

Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se jo vetëm shqiptarët dhe qytetarët e Kosovës, por edhe ndërkombëtarët, janë lodhur e stërlodhur me rrenat dhe mashtrimet e Hashim Thaçit, e jo vetëm të atij, por edhe të gjithë klasës së inkriminuar aktuale politike në Kosovë, të cilët detyruan ambasadorin britanik dhe atë amerikan të deklarohen publikisht se edhe durimi i tyre ka një fund, që është sinjali me serioz i deritanishëm për Kosovën dhe “parinë” e saj të degraduar e mafioze, se ngadalë por sigurt gënjeshtarëve, kriminelëve dhe mafio-oligarkëve po u vjen fundi”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Gani Qarri.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi:Ligji do të jetë i ashpër ndaj Thaçit dhe sejmenëve të tij

“Është mirë që plani serbo-ruso-Hashim po përfundon. Natyrisht se ka shumë ende për të bërë. Kjo për faktin se ende plani ruso-serbo-Hashim nuk ka kaluar. Ky plan ka përkrahës në Itali, në Vjenë, në Uashington, në Tiranë dhe në Athinë. Megjithatë, kam mendim se me ndërrimet në BE, duke u larguar grupi Hahn-Morgherini, edhe ky plan do të dështojnë.

Ky dështim i zbulon tërë të palarat e z. Thaçi dhe nëse gjërat zhvillohen konform ligjit, ky grup nuk ka rrugë tjetër pa u përgjigjur para organeve të shtetit. Ndonëse po punon shumë kundër, sidomos në drejtim të financave me lobime etj., nga përgjegjësia nuk mund të ikën. Ka kryer vepra të rënda penale dhe ka keqpërdorur ashpër shtetin, prandaj nuk ka forcë që mund ta shpëtojë. Ka shkuar tepër thellë në keqpërdorime, në kapje të pushtetit dhe në vjedhje të buxhetit, saqë askush nuk e shpëton. Në pyetje është vetëm koha. Në veçanti, z. Thaçi nuk mund të shpëtojë nga lidhja që e ka krijuar me kriminelin Vuçiq në drejtim të ndarjes së Kosovës. Kjo është vepër penale e rëndë. Nga kjo përgjegjësi nuk mund të shpëtojë. Dënimet janë me burg të përjetshëm. Duhet ta kuptojë që të ikë nga kjo pozitë dhe se atëherë nuk ka mbrojtje. Ligji do të jetë i pamëshirshëm për z. Thaçi me sejmenët e vet të klikës”, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Populli duhet t’ia ndalë rrugën e pazarit me kufijtë kryetradhtarit

“Nuk ka turp më të madh për shqiptarët kur despoti i Kosovës, në Kosovë, Hashim zeza, paraqitet si pula në shi karshi krushkut të tij serb, Aleksandar Vuçiqit, dhe viçave të tjerë. Dhe a ka turp më të madh kur ky kryekuisling, aq shumë dhe pa fije turpi e përbuz popullin duke thënë rrena të pakripë, kur ky matrapaz synon ndarjen e Kosovës dhe thotë se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë, atëherë si mund të kuptohet kjo ndryshe, ky është budallallëk i sojit të tij. Është për të ardhur keq se si ka mundësi të vijë deri këtu me këtë tradhti ky dilenxhi, edhe pse e dimë se i ka të fuqishme kanalet mafioze të nëntokës.

Opozita është e vdekur, por populli duhet t’ia ndërpresë rrugën kryetradhtarëve. Për tradhtinë po dihet tashmë botërisht se janë te sojit të Toptanëve dhe të Zogollëve e sa për kryehajna si ka mundësi që djersa e taksapaguesve, buxheti i shtetit, të bëhen rrush e kumbulla dhe atë duke ngrënë dreka e darka me kriminelët serbianë dhe udbashët të sojit të BatoN Hoxhiqëve. Paratë nuk janë gjithçka kur bëhet kasaphane në popull, pra udbashët, tradhtarët, spiunët, langonjtë dhe zagarët që paguhen jo që nuk guxojnë të marrin këtë veprim, por duhet ta mbajnë gojën dhe të mos lehin në emër të popullit. Langonjtë e sojit të Hashim zezës, Edvin Kanabisit dhe spiunit të UDB-së, langoit të Stanishiqit dhe Zoran Stijeviqit, Baton Haxhiut, e kanë të ndaluar të flasin në emër të Kosovës. Kosovën matrapazi e vë si plaçkë pazari vetëm e vetëm të shpëtojë bishtin e tij nga Gjykata Speciale, si i themi ne për një plesht të digjet jorgani. A nuk është qesharake dhe puro tradhti kur tre langonj që nuk i pyet kush të mos e marrin seriozisht kundërshtimin e dy shteteve me të forta të botës, Amerikës dhe Gjermanisë, që nuk guxojnë të prekin kufijtë e Kosovës që në fakt kjo kope langonjsh t´i japin bakshish gjakësorëve serbo-çetnikë.

Amerika, Gjermania dhe shumë shtete e kanë kuptuar hilen e Serbisë, që përmes spiunit të tyre, Baton Haxhiu, e ndërsyen, e mashtruan dhe e blenë me para Hashim zezën që të falin pjesë të Kosovës pushkaxhinjve serbianë për interesa të tyre personale. Ndërkombëtarët lëre që nuk i marrin seriozisht, por edhe nuk u besojnë me lehjeve të Hashimit, Edit, Aleksandrit dhe Bato Haxhiqit”, thekson analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)