Dialogu vështirë se do të ketë sukses

  • 08 April 2019 - 09:52
Dialogu vështirë se do të ketë sukses

Të anketuarit thonë se nuk mund të përfitojnë Kosova në dialog kur në ekip dërgohen tezakët, nipat e dajët


Shaip Berisha mendon se asgjë nuk mund të presë nga dialogu me Serbinë. “ Vetë fakti se në këtë ekip të Kosovës janë krejt tezet e tezakët flet shumë. S’ka asgjë nga ai dialog”.


Islam Thaçi thekson se tashmë po shihet se Kosova nga ai dialog s’ka si të fitojë. “Sepse Kosova ka një klasë politike që s’di a mundet të arrijë që të përfitojnë ndonjë gjë nga ky dialog. Mirë do të ishte që dialogu të rifillojë me kushte nga Kosova”.


Meriton Kolloni shprehet se nëse ky dialog rifillon mbarë , ka përshtypjen që Kosova mund të përfitojë ndoshta liberalizim vizash. “Për ato të tjerat nuk e di sa e ndihmon Kosovën ky dialog”.
Samir Selmani thotë se ky dialog është"taksirat" i buxhetit të Kosovës. “Tashmë e shihni se në këtë dialog janë përfshi tezet, bijat e nipat. Kjo e dëmton buxhetin më shumë se sa duhet”.

(Kosova Sot)