Digjet një person brenda veturës në Skenderaj

  • 08 April 2019 - 23:25
Digjet një person brenda veturës në Skenderaj

Një person ka humbur jetën si rezultat i djegies së një veture në të cilën ndodhej, në një fshat të Skenderajt.

Ngjarjen tragjike, e cila ka ndodhur në Prekaz të Epërm, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Brenda veturës së djegur është një viktimë”, ka bërë të ditur Zahiti.

Ai nuk ka treguar se kush është viktima, teksa ka thënë se Policia tashmë po zhvillon hetime për zbardhjen e rastit.

(Kosova Sot)