Turp kush po na udhëheq…Kosova në duart e Al Caponëve

  • 09 April 2019 - 07:35
Turp kush po na udhëheq…Kosova në duart e Al Caponëve

Qarri: Ëndrra e trishtë e kriminelit serb Slobodan Milosheviqit, për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, fatkeqësisht përmes duarve të tij të zgjatura shqipfolëse në vendin tonë, 20 vjet pas çlirimit, po bëhet realitet

“Këto vizitat e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës po përpiqen me dëshpërim t’ia shesin opinionit publik disa udhëtime informale, si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e që në realitet nuk janë as vizita zyrtare, ndërsa për nivele të larta as që bëhet fjalë. Përveç këtyre pushtetarëve dhe kësaj Qeverie, medoemos duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga opozita aktuale, në rastin konkret LVV-ja, e cila e solli në pushtet në kryeqytet me shumë pompozitet njeriun e krimit të organizuar, Shpend Ahmetin -Jahtin.

LVV-ja duhet të japë përgjegjësi,shpjegime e llogaridhënie, që njeriun e krimit të organizuar e zgjodhi dy herë kryetar të Prishtinës, edhe pse që nga starti për çdo njeri jo mediokër shihej qartë se Shpend Ahmeti me çdo veprim e ka dëshmuar se është njeri i klanit ‘Pronto’ dhe i nëntokës kriminale, në jahtet e të cilëve edhe u zu mat", thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

Qytetarët kosovarë janë të dëshpëruar me nivelin e ulët në të cilin ka rënë lidershipi i vendit, siç po dëshmohet edhe me vizitat informale të krerëve të vendit, njëra në Londër e tjetra në Detroit, ku pushtetarët tanë shihen si të padëshirueshëm nga qendrat e vendosjes kudo. Analistët theksojnë se vizitat e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, stafet e tyre po përpiqen me dëshpërim t’ia shesin opinionit publik si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e që në realitet nuk janë as vizita zyrtare, ndërsa për nivele të larta as që bëhet fjalë.

Sipas analistëve, presidenti dhe kryeministri po udhëtojnë njësoj si shtetas apo biznesmenë të rëndomtë, që shëtisin nëpër botë, takojnë komunitetet e bizneset shqiptare, marrin pjesë në manifestime të ndryshme etj. Analistët vlerësojnë se qytetarët duhet të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe në institucione që po abuzojnë me pushtetin.

Llogaridhënie, sipas tyre, duhet kërkuar edhe nga opozita, si në rastin e LVV-së, e cila e solli në pushtet në kryeqytet me shumë pompozitet njeriun e krimit të organizuar, Shpend Ahmetin –Jahtin që me çdo veprim e ka dëshmuar se është njeri i klanit “Pronto” dhe i nëntokës kriminale. Analistët theksojnë se ky pushtet kaq kriminal duhet ndëshkuar me votë.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

Badallaj: Albin Kurti është paralajmëruar me kohë, se nuk duhet të jepet Prishtina në urithin e kanalit të bandës ‘PRONTO’, Shpend Jahti!

“Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë të zhgënjyer në këto banda politike që e kanë kapur pushtetin me pazare dhe me dajak në krah, qoftë me ata të opozitës së vdekur që mundohen të lehin ndonjëherë nëpër konferenca për shtyp dhe vetëm dalin sa për t´i parë dhe asgjë më shumë, sepse janë parë ashiqare se këto banda punojnë vetëm për interesa të tyre, se si të pasurohen dhe mundohen të lëshojnë rrena pa kripë në popull dhe që as nuk u beson më askush këtyre lehaqenve, u ka dalë boja dhe janë bërë tepër qesharakë.

Shikoni se sa është e dëshpëruar edhe bashkësia ndërkombëtare, çdo ditë e më shumë ia ngrehin veshin dhe i kritikojnë se si ndikojnë në drejtësinë ashtu- ashtu të kalbur. E kanë parë se kjo bandë nuk është asgjë tjetër pos bandë mafio-oligarkësh.

Aq të paturpshëm dhe naivë janë kur i ftojnë disa komunitete jashtë vendit dhe këta banditë të majave te shtetit mundohen t´i paraqesin si zyrtare”, tha Reshat Badallaj- Zhuriani për “Kosova Sot”. Sipas tij, faj ka edhe opozita. “Albin Kurti është paralajmëruar me kohë, faktet mbesin që nuk duhet të jepet Prishtina në urithin e kanalit të bandës ‘PRONTO’, Shpend hajni apo Shpend Jahti dhe si doli dhe tani nuk u ka mbetur gjë tjetër pos t´ia hanë kokën njeri-tjetrit. Prandaj, nuk ka si mos të mbetet përgjegjësi në shpinën e tyre dhe se arsyetimet boshe nuk do pinë ujë me këta këlyshë që u prin Shpend Ahmeti”, theksoi Badallaj.

Image
Ragip Guraziu

Guraziu: Njeriu i krimit u zgjodh kryetar në Prishtinë

“ LVV-ja duhet të japë përgjegjësi,shpjegime e llogaridhënie, që njeriun e krimit të organizuar e zgjodhi dy herë kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmetin. Edhe pse që nga starti për çdo njeri jo mediokër shihej qartë se Shpend Ahmeti me çdo veprim e ka dëshmuar se është njeri i klanit ‘Pronto’ dhe i nëntokës kriminale, në jahtet e të cilëve edhe u zu mat. Pushtetarët tanë më shumë po shkojnë si biznesmenë jashtë Kosovës sesa për interesat e shtetit. Kjo u dëshmua edhe na lë të kuptojmë se si vizitat e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës po përpiqen me dëshpërim t’ia shesin opinionit publik disa udhëtime informale, si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e që në realitet nuk janë as vizita zyrtare, ndërsa për nivele të larta as që bëhet fjalë...

Të zhgënjyer tërësisht qytetarët me këtë klasë politike, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, si edhe po dëshmohet çdo ditë që jo vetëm qytetarët kosovarë janë të dëshpëruar, por edhe bashkësia ndërkombëtare po e dëshmojnë se sa poshtë ka rënë lidershipi kosovar, gjë që këtë e dëshmojnë më së miri vizitat e krerëve të vendit, njëra në Londër e tjetra në Detroit, ku pushtetarët tanë shihen si të padëshirueshëm nga qendrat e vendosjes kudo.

Këto vizitat e presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës po përpiqen me dëshpërim t’ia shesin opinionit publik disa udhëtime informale, si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e që në realitet nuk janë as vizita zyrtare, ndërsa për nivele të larta as që bëhet fjale.

Dhe kështu po udhëtojnë presidenti dhe kryeministri njësoj si shtetas apo biznesmenë të rëndomtë, që shëtisin nëpër botë, takojnë komunitetet e bizneset shqiptare, marrin pjesë në manifestime të ndryshme etj. Përveç këtyre pushtetarëve dhe kësaj Qeverie, medoemos duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga opozita aktuale, në rastin konkret LVV-ja, e cila e solli në pushtet në kryeqytet me shumë pompozitet njeriun e krimit të organizuar, Shpend Ahmetin -Jahtin?!

LVV-ja duhet të japë përgjegjësi,shpjegime e llogaridhënie , që njeriun e krimit të organizuar e zgjodhi dy herë kryetar të Prishtinës, edhe pse që nga starti për çdo njeri jo mediokër shihej qartë se Shpend Ahmeti me çdo veprim e ka dëshmuar se është njeri i klanit ‘Pronto’ dhe i nëntokës kriminale, në jahtet e të cilëve edhe u zu mat”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

Qarri:Kjo kastë e kriminalizuar politike ka vendosur që të mos lërë më asnjë shqiptar të jetojë me dinjitet në shtetin e vet

Analisti Gani Qarri theksoi se ëndrra e trishtë e kriminelit serb, Slobodan Milosheviqit, për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, fatkeqësisht përmes duarve të tij të zgjatura shqipfolëse në vendin tonë, 20 vjet pas çlirimit, po merr formë dhe bëhet realitet. “Ka vite që presidenti kuisling i vendit Hashim Al Capone, pardon Hashim Al PRONTO, bën përpjekje të pareshtura që me çdo kushte t’i plotësojë ëndrrat e Milosheviqit, edhe pas vdekjes së tij, për ndarjen dhe zbrazjen e Kosovës. Kjo kastë e kriminalizuar politike, në krye me Hashim Thaçin, ka vendosur që të mos lërë më asnjë shqiptar të jetojë me dinjitet dhe të gëzojë lirinë në shtetin e vet, ndaj Kosova po zbrazet tërësisht nga shqiptarët. Se sa janë të zhgënjyer qytetarët me këtë klasë mafioze dhe fund e krye të kriminalizuar politike, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, flet vetë fakti se mijëra të dëshpëruar nga ta, përditë e më tepër po ia kthejnë shpinën Kosovës”, u shpreh ai.

“Çdo ditë numër i madh shqiptarësh me shpresë të humbur, nga pamundësia për të jetuar në vendin e vet, ose presin para ambasadave të huaja për viza, ose nisen nga stacionet kryesore të autobusëve për ikje sa më larg shtetit të kapur nga mafio-oligarkia kriminale. Për aq më tepër, nuk janë më vetëm qytetarët e Kosovës totalisht të dëshpëruar me fundërrinat dhe mafiozët që aktualisht i sundojnë ata dhe vendin e tyre, por edhe bashkësia ndërkombëtare po e bëjnë të ditur me fakte dhe publikisht se sa poshtë ka rënë ky lidership i kriminalizuar kosovar. Këtë e dëshmojnë më së miri vetë vizitat e krerëve të përçudnuar të vendit, njëra në Londër e tjetra në Detroit, se sa të padëshirueshëm janë bërë pushtetarët "tanë" të kriminalizuar deri në palcë, nga të gjitha qendrat e vendosjes, jo vetëm në një, apo dy vende, por kudo në botën mbarë”, vijoi më tutje Qarri.

“Përderisa presidenti kuisling i vendit Hashim Al Capone, pardon Hashim Al PRONTO,edhe pas vdekjes përpiqet pareshtur t’i realizojë ëndrrat e Milosheviqit për ndarjen dhe zbrazjen e Kosovës,as kryeministri i shantazhuar prej tij dhe SHIK-ut të Kadri Veselit nuk kanë më fytyrë t’i shohin qytetarët e vet në sy, për katrahurën në të cilën i kanë katandisur, që as Milosheviqi vetë, edhe po të ishte gjallë, nuk do të mund ta realizonte deri në këtë shkallë. Të dy këta, çdo vizitë private dhe udhëtimet informale, pa harruar Kadri Veselin e Fatmir Limajn, përpiqen me dëshpërim që opinionit publik të Kosovës t`ia shesin si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e ne realitet, jo vetëm se nuk janë fare vizita zyrtare, por sa u takon Al Caponëve të Kosovës, të cilët pa fije turpi, po e realizojnë ëndrrën e Milosheviqit edhe për së vdekuri, për pritje zyrtare dhe vizita të nivele të larta as që mund të bëhet më fjalë”, shpjegon Qarri.

“Përveç udhëtimeve private të presidentit dhe kryeministrit si shtetas të thjeshtë, biznesmenë të rëndomtë, apo edhe Al Capone bashkëkohor që vetëm argëtohen me shëtitjet nëpër botë, takojnë ndonjë komunitet të biznesit shqiptare për ta zhvatur, nëse ende ka mbetur ndonjë i tillë, apo thjesht marrin pjesë në manifestime shoqatash të ndryshme etj., përgjegjësi po aq të madhe, nëse jo edhe më tepër, duhet kërkuar edhe nga vetë opozita tërësisht amorfe dhe e çakorduar deri në fund”, ka thënë ai për “Kosova Sot”.

Qarri: VV-ja të tregojë pse e mbështeti Shpend Jahtin

“Në rastin konkret vetë LVV-ja, e cila edhe protestat ka filluar t’i kufizojë, vetëm kundër Qeverisë, por jo edhe kundër presidentit kuisling, që tash e sa vite rrezikon publikisht shtetin e Kosovës me ndarje dhe copëtim, dyshohet se prapa shpinës së publikut mund të kenë lidhur edhe ndonjë marrëveshje të dyshimtë me të, të njëjtë apo të ngjashme si me Shpend Ahmetin dikur.

Madje, LVV-ja duhet të japë përgjegjësi, shpjegime e llogaridhënie edhe për faktin se njeriun e krimit të organizuar, ajo vetë e zgjodhi dy herë radhazi kryetar të Prishtinës, edhe pse që nga starti për secilin qytetar jo mediokër, shihej qartë se Shpend Ahmeti me çdo veprim e ka dëshmuar që është njeri i klanit ‘Pronto’ dhe i nëntokës kriminale, në jahtet e të cilëve ai edhe u kap mat.

Ndërsa fakti që shqetëson mbi të gjitha, është shkalla tmerruese e pasivitetit të qytetarëve, të cilët përkundër krejt atyre që po ndodhin në Kosovë, ata as që lëkunden nga përgjumja e gjatë, ndaj shihet me shqetësim të madh, nëse vërtet po këta njerëz do të jenë në gjendje që edhe me votën e tyre ta ndëshkojnë këtë klasë të tejinkriminuar politike, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal, qofshin ata pjesëtarë të inkriminuar të opozitës apo pjesë vitale e klanit të tejinkriminuar ‘Pronto’”, u shpreh Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Image
Florim Zeqa

Zeqa: Opozita të kërkojë dorëheqjen e Hashim Thaçit dhe Shpend Ahmetit, aktualisht dy figurave më të urryera politike në vend

Analisti Florim Zeqa thekson se aq shumë janë të zhgënjyer qytetarët e Kosovës me këtë klasë politike, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, saqë më nuk duan t'ua dëgjojnë zërin dhe as t'i shohin fytyrat e tyre të urryera në ekranet televizive. “Sa më shumë po rritet dëshpërimi i qytetarëve në klasën politike, aq më tepër shtohet edhe zhgënjimi i bashkatdhetarëve në vendet europerëndimore dhe jo vetëm.

Edhe bashkësia ndërkombëtare po e shpreh mllefin dhe pakënaqësinë në lidershipin kosovar nëpërmjet vërejtjeve të njëpasnjëshme dhe kritikave të ashpra, të cilat po rezultojnë me injorim dhe mosftuarje në aktivitete diplomatike për krerët shtetërorë të Kosovës”, u shpreh ai. “Se sa poshtë ka rënë lidershipi kosovar e tregojnë më së miri vizitat e krerëve të vendit, njëra në Londër e tjetra në Detroit, ku pushtetarët tanë shihen si të padëshirueshëm nga qendrat e vendosjes.

Dy krerët e lartë të shtetit, presidenti dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, me vizitat e tyre të ndara po përpiqen me dëshpërim t’ia shesin opinionit publik si udhëtime informale, si vizita zyrtare të nivelit të lartë, e që në realitet nuk janë as vizita zyrtare dhe as të niveleve të larta, siç mashtrojnë mbështetësit e tyre!

Vizita e presidentit në Londër dhe kryeministrit në Detroit janë më shumë private e fare pak zyrtare, për shkak se udhëtimet e tyre jashtë vendit janë udhëtime të zakonshme, njëjtë si të shtetasve të rëndomtë, që shëtisin nëpër botë, takojnë komunitetet e bizneset shqiptare, marrin pjesë në manifestime të ndryshme të mërgatës sonë!”, vijoi më tej Zeqa për “Kosova Sot”.

“Kjo situatë mjeruese e liderëve shtetërorë të kujton periudhën e viteve kur nuk kishim shtet, kur liderët politikë nga Kosova priteshin nga komuniteti shqiptar në vendet europerëndimore...Krahas pushtetarëve dhe kësaj Qeverie, në veçanti qytetarët janë të zhgënjyer edhe në subjektet opozitare, përkatësisht në LDK-në dhe LVV-në. Sikurse njëra, ashtu edhe tjetra janë përgjegjëse për degradimin e shtetit dhe devalvimin e institucioneve shtetërore”, shpjegoi ai.

“Përderisa LDK-ja mban përgjegjësi historike për degradimin e institucionit të presidentit, shkaku i faktorizimit dhe zgjedhjes së Thaçit në krye të presidencës, LVV-ja mban përgjegjësi për degradimin e kryeqytetit me e zgjedhjen dy herë radhazi të Shpend Ahmetit të kryetar të Prishtinës”, vlerësoi analisti Florim Zeqa. Sipas tij, LDK-ja dhe LVV-ja, përveçse mbajnë përgjegjësi, duhet të japin shpjegime e llogaridhënie për degradimin e institucioneve shtetërore dhe komunale, duhet të lajnë borxhin e madh ndaj qytetarëve me inicimin e kërkesave dorëheqjen e Hashim Thaçit, përkatësisht Shpend Ahmetit, aktualisht dy figurave më të urryera politike në vendin tonë.

(Kosova Sot)