Partitë e mashtrimeve fundosën shpresat e qytetarëve

  • 09 April 2019 - 08:03
Partitë e mashtrimeve fundosën shpresat e qytetarëve

Shkodra: PDK-ja është parë kaherë se nuk është hairi i saj

“Edhe pse në Kosovë pritet të ketë zgjedhje të parakohshme, më së largu në vjeshtën e këtij viti, qytetarët nuk kanë për kë të votojnë. PDK-ja po përpiqet ta mashtrojë opinionin publik, se gjoja po mban kuvende zgjedhore, kur realisht PDK-ja vazhdon të mbetet me dy kryetarë, njëri në hije, Hashim Thaçi, i cili e sheh PDK-në si aset e pronë personale të veten, si dhe Kadri Veseli, i cili nuk po arrin të marrë pushtetin partiak zyrtarisht, edhe pse nga “nëntoka” e ka udhëhequr qysh nga fillimi, bashkë me Hashimin”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Ragip Guraziu

Edhe pse në Kosovë pritet të ketë zgjedhje të parakohshme, më së largu në vjeshtën e këtij viti, qytetarët nuk kanë për kë të votojnë, pasi që të gjitha partitë politike në Kosovë dirigjohen nga nëntoka? Sipas analistëve, edhe vetë PDK-ja po mundohet të mashtrojë opinionin publik se gjoja po mban kuvende zgjedhore, kur realisht PDK-ja vazhdon të mbetet me dy kryetarë, njëri në hije, Hashim Thaçi, i cili e sheh PDK-në si aset e pronë personale të veten, si dhe Kadri Veseli, i cili nuk po arrin të marrë pushtetin partiak zyrtarisht, edhe pse nga “nëntoka” e ka udhëhequr qysh nga fillimi, bashkë me Hashimin.

Analistët thonë se PDK-ja propagandon me të ashtuquajturat rrjete rinore joqeveritare, për ta zgjatur sundimin në shtetin e Kosovës për vetë faktin se në të gjitha sondazhet kjo parti po del e treta që dëshmon se populli nuk do më as t`ia dëgjojë emrin kësaj partie e lëre më ta votojë. Sipas tyre, PDK-ja po shpreson se do të arrijë të blejë vota dhe të marrë votat e administratës së shtetit, ku ka një shumicë të punësuar.

Mirëpo, sipas tyre, në listën e kapësve të shtetit janë tani edhe AAK-ja, NISMA, AKR-ja, kurse LDK-ja, edhe pse po del si partia e parë në sondazhe, fokusin e ka se kush do të bëhet kryetar i kësaj partie, e jo si t’i zgjidhë problemet e qytetarëve. Analistët thonë gjithashtu se qytetarët nuk presin asgjë as nga VV-ja, pasi që, sipas tyre, VV-ja e solli të inkriminuarin Shpend Ahmetin kryetar të Prishtinës për dy mandate, duke e dorëzuar kryeqytetin në duart e nëntokës dhe klanit famëkeq “Pronto”.

Image
Ragip Guraziu

Qytetarët nuk kanë kë të votojnë

Analisti Ragip Guraziu theksoi për “Kosova Sot” se të gjitha partitë politike në Kosovë janë nën sundimin e nëntokës dhe, sipas tij, kjo është arsyeja pse qytetarët nuk kanë më kë të votojnë.“Edhe pse në Kosovë pritet të ketë zgjedhje të parakohshme, më së largu në vjeshtën e këtij viti, qytetarët nuk kanë për kë të votojnë. PDK-ja po përpiqet ta mashtrojë opinionin publik se gjoja po mban kuvende zgjedhore, kur realisht PDK-ja vazhdon të mbetet me dy kryetarë, njëri në hije, Hashim Thaçi, i cili e sheh PDK-në si aset e pronë personale të veten, si dhe Kadri Veseli, i cili nuk po arrin të marrë pushtetin partiak zyrtarisht,edhe pse nga “nëntoka” e ka udhëhequr qysh nga fillimi, bashkë me Hashimin.

Po propagandon PDK-ja me të ashtuquajturat rrjete rinore joqeveritare për ta zgjatur sundimin në shtetin e Kosovës, derisa po del në të gjitha sondazhet si partia e tretë, që dëshmon se populli nuk do me as t`ia dëgjojë emrin kësaj partie, e lëre më ta votojë. Kjo parti shpreson se do të arrijë të blejë vota dhe të marrë votat e administratës së shtetit, ku ka një shumicë të punësuar.

Duhet kërkuar përgjegjësinë me së shumti nga PDK-ja për kapjen e shtetit dhe të gjitha institucioneve, mirëpo në listën e kapësve të shtetit janë tani edhe AAK-ja, NISMA dhe LDK-ja, edhe pse po del si partia e parë në sondazhe, fokusin e ka se kush do të bëhet kryetar i kësaj partie, e jo si t’i zgjidhë problemet e qytetareve”, është shprehur Guraziu për gazetën.

Sipas tij, qytetarët nuk presin asgjë as nga VV-ja.“Është vetë VV-ja që e solli të inkriminuarin Shpend Ahmeti kryetar të Prishtinës, për dy mandate, duke e zyrtarizuar dhe dorëzuar kryeqytetin në duart e nëntokës kriminale dhe klanit famëkeq ‘Pronto’”, është shprehur ai.

Image
Ali Hertica

Analisti Ali Hertica theksoi për “Kosova Sot” se mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka qenë temë debati që nga viti i kaluar, por këtë vit zgjedhjet e jashtëzakonshme janë duke u diskutuar më shumë.“Është raportuar edhe për një mbledhje të fshehtë në mes partive për diskutim të kësaj çështjeje, ndërsa burimet e mediave thonë se ato do të mbahen në qershor e më së largu në vjeshtë”, është shprehur ai.

“Shpend Ahmeti po merr gjithnjë e më shumë vlerësime kritike, negative, nga analistët, duke e cilësuar madje qeverisjen e tij tipike të "shkollës" së njëjtë dhe me protagonistë të njëjtë, me atë të Adem Grabovcit, të klanit kriminal 'Pronto'.

Shpend Ahmeti në këtë mandat qeverisës, e tëra çka bëri është që për motive korruptimi e dorëzoi kryeqytetin në duart e vëllezërve të inkriminuar 'Devolli' dhe të mbështetësve të tyre, duke iu dhënë tenderë, hapësira reklamuese, leje të panumërta ndërtimi në emra të ndryshëm, e shumëçka tjetër për ta kurorëzuar në fund të mandatit edhe me premtimin për dhënien e dhjetëra hektarëve tokë komunale në qendër të Prishtinës, në vlerë prej qindra miliona eurosh”, është shprehur ai.

Image
Shefik Shkodra

Shkodra: Nuk ka parti serioze

“Asgjë prej këtyre partive të deritashme. Këto qëllimin e kanë të mbesin në pushtet. PDK-ja është parë kaherë se nuk është hairi i saj. Të gjitha aferat e saj tashmë publiku i ka mësuar. Është gënjyer opinioni i gjerë me veprimet e kësaj partie, me shumë afera, e sidomos me atë ‘Pronto’, për të cilën nuk skuqet askush prej tyre. Nuk dha përgjegjësi askush prej tyre, meqë shtrirja e saj ka qenë me përzierje të elementeve. Kadri Veseli është vetëm nën emrin e kryetarit. Atë e dirigjon Thaçi dhe ajo mbetet një pronë private. Hiç më mirë nuk qëndrojnë as këto tjerat. Që gjitha po përpiqen apriori të jenë të gatshme për në pushtet sërish.

Merre me mend, AKR-ja i thotë vetes parti. Kjo dhe ajo e Shpend Ahmetit janë të lidhura me PDK-në, prandaj, ashtu si ka ndodhur disa herë të tjera, edhe tash lidhja e tyre është me qëllim pushteti. Asnjëra nuk ka kurrfarë programi për asnjë degë të qeverisë së ardhshme. Këto janë partitë e mashtrimeve... VV-së i doli prej dore ai pak vullnet, ngase këtu u futën spikat e tradhtisë.

Sa për atë Nismën nuk kemi çka të flasim. Shkurt, nuk ka parti serioze prej këtyre që i njohim për të shpresuar në ardhmërinë e këtij vendi”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefik Shkodra.

(Kosova Sot)