Ramush Haradinaj e shkarkon edhe një ministër serb

  • 09 April 2019 - 13:12
Ramush Haradinaj e shkarkon edhe një ministër serb

Kryeministri Haradinaj ka shkarkuar ministrin Ivan Todosijevic,i cili mohoi se ka pasur masakër në Reçak si dhe shqiptarët e Kosovës që luftuan për çlirim të vendit i quajti terroristë..

"Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë", ka shkruar Haradinaj.

(Ksoova Sot)