Alarmi për Kosovën: PAN i ka ofenduar rëndë qytetarët, kjo është zgjidhja

  • 09 April 2019 - 16:35
Alarmi për Kosovën: PAN i ka ofenduar rëndë qytetarët, kjo është zgjidhja

Kosova është duke u përballur me ikjen e qytetarëve të cilët kanë filluar të gjejnë veten nëpër vendet e tjera të Evropës dhe gjendja është alarmante, ngase fuqia punëtore është duke u larguar dhe për këtë shteti Kosovës ka rrezik në aspektin ekonomik.

Lidhur me këtë çështje, analisti Faton Abdullahu, për gazetën “Kosova Sot” është shprehur se koalicioni PAN ka ofenduar edhe qytetarët e ndershëm duke mos u dhënë hapësirë të mjaftueshëm në asnjë aspekt.

“Ikja e rinisë nga Kosova në këtë mënyrë dhe në këtë numër është faza më e lartë e zhgënjimit nga ky vend dhe nga kjo nomenklatur politike. Koalicioni PAN me atë çfarë ka bërë dhe me atë që nuk ka bërë për këtë vend, pos tjerash edhe ka ofenduar çdo qytetarë të ndershëm”, shtoi ai më tutje.

Image
Faton Abdullahu

Abdullahu pohon faktin se qytetarët kanë zgjedhur ikjen, përderisa pushtetarët kanë rritur pagat për veten e tyre kanë punësuar familjarët e tyre.

“Nepotizmi është dëshmi për këtë. Rritja e pagave të pushtetarëve është dëshmi për këtë, numri i zëvendësministrave, i këshilltarëve i koordinatorëve janë dëshmi për këtë. Kur krejt kjo ambalazhohet me krisma në stilin e komitave në ndeja irituese ballkanike, qytetarit zgjidhje i mbetet ikja. Ikja nga Kosova është refuzim i qytetarit ta pranoj nënçmimin. Atë që nuk ka mundur ta bëj Millosheviçi dje me dhunë po e bënë sot koalicioni PAN me nënçmim”. shprehet Abdullahu për gazetën “Kosova Sot”

Si zgjidhje kryesore, ai e sheh që kjo qeveri duhet të ik e jo të rinjtë të cilët çdo ditë janë pre e të pa drejtës.

“Pushtetarët aktual nuk kanë kurrfarë respekti për këta qytetarë dhe as që ja kanë frikën atij. Për më shumë qeveritarët aktual gënjejnë duke thënë se kjo ikje sidomos e rinisë është ‘fake news’. Kjo qeveri duhet të ik jo rinia jonë. Sa më shpejt aq më mire”, ka përfunduar Abdullahu për gazetën “Kosova Sot”

(Kosova Sot)