Tenton të vetëvritet një person në Mitrovicë

  • 10 April 2019 - 10:17
Tenton të vetëvritet një person në Mitrovicë

Të hënën në Mitrovicë një person ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke dashur të kërcejë nga objekti banesor

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në Mitrovicë, ku viktima ka tentuar të kërcejë nga dritarja e katit të tretë të një objekti banesor.

Njësitet policore kanë arritur ta vënën nën kontroll viktimën, gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës.

Sipas familjarëve, viktima është duke u trajtuar dhe ka probleme psikike, ndërkaq është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

(Kosova Sot)