Grabitja në Rinas/ Ish-presidenti: Policia po i hedh “tym” publikut, nëse do kishte shkëmbim zjarri me bandën, atëherë…

  • 10 April 2019 - 13:33
Grabitja në Rinas/ Ish-presidenti: Policia po i hedh “tym” publikut, nëse do kishte shkëmbim zjarri me bandën, atëherë…

Ish-presidenti Bujar Nishani, teksa komenton sot situaten e rende ne te cilen ndodhet siguria ne vend, e duke u ndalur ne grabitjen ne Rinas, thekson se “Shkembimi i zjarrit” qe po thuhet se ka ndodhur mes policise dhe bandes, eshte tentative e policise per t’i hedhur tym publikut.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Nishani nenvizon se “Tentativa për t’i hedhur tym publikut me gjoja “shkëmbime zjarri” nga policia me bandën terroriste që grabiti avionin Austrian Airlines, është po aq kriminale sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë”.

Postimi i Bujar Nishanit:

Tentativa për ti hedhur tym publikut me gjoja “shkëmbime zjarri” nga policia me bandën terroriste që grabiti avionin Austrian Airlines, është po aq kriminale sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë.
Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni.
Por në fakt ky nuk është problemi i vërtetë e më madhori.
As ai i mosmarrjes së masave pas disa grabitjesh spektakolare në mes të ditës, e në mes të kryeqytetit.
Këto probleme mbeten në hije nga thelbi i revanshit të krimit dhe terrorit.
Çështja themelore është sepse bandat dhe terroristët e këtij lloji siç ishte dhe ai i fundit, nuk kanë frikë nga askush.


As nga shteti, as nga ligji, as nga policia, as nga ruajtja e as nga siguria.
Sepse ata askush nuk i ndjek, askush nuk i heton, askush nuk i shqetëson, askush nuk i turbullon.
Një qeverisje e ardhur nga krimi pjell vetëm krim, bashkëjeton vetëm me krimin dhe prodhon veç terror.

(Kosova Sot)