Një grua në Gjilan sulmohet nga dy familjarë

  • E.K /
  • 10 May 2024 - 09:32
Një grua në Gjilan sulmohet nga dy familjarë

Një rast i dhunës ka ndodhur në një familje në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”

Raportohet se pas një mosmarrëveshje një grua është sulmuar nga dy familjarë, një grua dhe një burrrë.

Lëndime ka pësuar edhe një person që ka tentuar t’i ndajë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar.

“DHUNË NË FAMILJE – Gjilan 09.05.2024-16:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore, e me pas gjatë përleshjes lëndime trupore pëson edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili kishte tentuar per ti ndare. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)