Rakiq: Marrim pjesë në zgjedhje, nuk lejojmë që veriun ta marrin shqiptarët

  • 10 April 2019 - 15:10
Rakiq: Marrim pjesë në zgjedhje, nuk lejojmë që veriun ta marrin shqiptarët

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka folur pas takimit që sot ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me të cilin kane biseduar rreth zgjedhjeve në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Rakiq ka thënë se kanë vendosur që të marrin pjesë në këto zgjedhje, dhe në këtë formë nuk do të lejojnë që pushtetin në veri të marrin shqiptarët apo siç i ka quajtur ai “marionetat serbe’, shkruan ‘blic,rs’.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë dhe se nuk do të lejojnë që shqiptarët të marrin as 0.1 për qind të kontrollit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

“Ne nuk do të lejojmë që as Prishtina, apo dikush nga komuniteti ndërkombëtar të marrin pozitat tona. Ne kemi vendosur që të marrim pjesë në zgjedhje, kështu që shqiptarët nuk do të mund të marrin qeverisjen e komunave në Veri”, ka thënë Goran Rakiq.

(Kosova Sot)