Vuçiq: Todosijeviq u shkarkua se tha të vërtetën, Masakrën e Reçakut e fabrikoi Walkeri

  • 10 April 2019 - 16:26
Vuçiq: Todosijeviq u shkarkua se tha të vërtetën, Masakrën e Reçakut e fabrikoi Walkeri

Ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheiviqit tashmë president i Serbisë, Aleksander Vuçiq, njejtë sikurse ish-ministri Ivan Teodosijeviq, thotë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Sipas tij atë e ka fabrikuar, William Walker, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë kishte rolin e udhëheqësit të misionit paqësor të OSBE-së.

“Kjo është poenta. Kjo është arsyeja e kampanjës kundër Listës Serbe, prandaj janë caktuar edhe zgjedhjet në Veri”, ka thënë Vucic, shkruan ‘Novosti’.

Sipas tij, Teodosijeviq është shkarkuar nga posti i ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal vetëm pse ka thënë të vërtetën rreth Reçakut.

“Ai ka thënë një gjë që tashëm të gjithë e dinë, që ajo ishte një fabrikim i William Walker”,  ka thënë Vuçiq duke iu referuar Masakrës së Reçakut.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që ta shkarkojë Tedosijeviqin me 9 prill të 2019-së, pasi ky i fundit i ka quajtur gjakpirës shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Në Masakrën e Reçakut forcat paramilitare serbe kishin vrarë 45 civil të pafajshëm, gra pleq e fëmijë.

(Kosova Sot)