Badallaj: Për kontratën kriminale askush nuk shkoi në burg

  • 10 April 2019 - 19:14
Badallaj: Për kontratën kriminale askush nuk shkoi në burg

Analisti Reshat Badallaj theksoi për gazetën "Kosova Sot" se në këtë pazar të pistë janë përgjegjës askush tjetër pos bandave qeveritare.

"Këto banda që e kanë pushtetin në dorë dhe mbas shpine kanë mafio-oligarkët, janë të lidhura ngushtë me kryebanditët e këtyre dikastereve, sepse qëllimisht këta i kanë vënë njerëzit e tyre dhe pastaj për ta gllabëruar në thonjtë e këtyre hajnave dhe kinse po e privatizojnë për shpëtim dhe më vonë dihet se e ndajnë pazarin bashkë dhe do të duhej kohë e gjatë për të larguar nga kthetrat e tyre", ka theksuar Badallaj për gazetën "Kosova Sot".

Ai tutje ka shtuar: "Kryeministrat, ministrat, hajnat e peshave të rënda, bëjnë kontrata të pista për interesa të tyre personale, për t´i trashur xhepat, por i tërë populli e di se këta hajna nuk kishin dje bukë të mjaftueshme e u gdhinë super-milionerë dhe më thoni kush është në burg? Po sa e sa skandale dhe afera kurruptive ndodhën publike me kryebanditët e pushtetit dhe me kryespiunët, kryehajnat dhe banditët Devolli dhe a u hetua kush? Sa qindra miliona ia shkaktuan djersës së popullit, këtyre dikastereve, dhe më thoni se u a shoshit dhe a u zbardh kontrata apo pazari i bandës së krimit, që quhet Devolli, me atë 'Z-Mobile'", është shprehur ai.

Badallaj ka shtuar se të vidhet buxheti i shtetit qindra miliona për 20 vjet rresht, pa u ndalur, nga këto banda që kanë ardhur dhe kanë ikur e akoma vazhdojnë të vjedhin dhe lërë që të mos burgoset askush dhe të mos i konfiskohet pasuria e vjedhur, nuk ka mbetur gjë tjetër përveçse populli të dalë në rrugë.

(Kosova Sot)