Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të merret vendim për seancën e jashtëzakonshme

  • 11 April 2019 - 11:01
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të merret vendim për seancën e jashtëzakonshme

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të merret vendimi për seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga deputetët, për ikjen e qytetarëve jashtë vendit.

Në të njëjtën pritet të merret vendim për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me ikjen e qytetarëve jashtë vendit.

Kjo pas mbledhjes së 41 nënshkrimeve për këtë seancë.

Kujtojmë se kohëve të fundit në Kosovë është raportuar për ikje masive të qytetarëve jashtë vendit.

(Kosova Sot)