Flet ferizajasi i cili u therr me thikë nga babai i tij

  • 11 April 2019 - 13:32
Flet ferizajasi i cili u therr me thikë nga babai i tij

Nijazi Spahiu, personi që tre ditë më parë u ther me thikë nga babai i tij në Dardani të Ferizajt, ka hedhur poshtë versionin e dhënë nga nëna e tij, se incidenti ndodhi për shkak të dhunës ndaj prindërve.

Në një sqarim dërguar medias ai ka bërë me dije se incidenti ka qenë shumë banal, pasi babai tashmë i ndaluar nga Policia, e ka sulmuar tinëzisht me thikë pas një zënke rreth një telefoni shumë të lirë.

Ai ka mohuar të jetë i dhunshëm ndaj prindërve të tij siç e ka paraqitur nëna, e cila pati folur me kusht anonimiteti.

Për më tepër, ka pohuar se deklaratën ajo e ka dhënë vetëm për t’i dal në mbrojtje burrit të cilin mund ta pres dënimi pas sulmit me thikë.

31 vjeçari, që thotë se vetë ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, mohon t’i jetë kundërpërgjigjur sulmit. Madje, zotohet se do të bëjë çmos që ta nxjerrë babain nga paraburgimi.

(Kosova Sot)