Hoteli luksoz përfshihet nga zjarri – turistët kërcejnë nga dritaret

  • 11 April 2019 - 15:36
Hoteli luksoz përfshihet nga zjarri – turistët kërcejnë nga dritaret

Një ndërtesë 57-katëshe që shërben si hotel dhe qendër tregtare në Bangkok të Tajlandës, është përfshirë nga flakët.

Zjarri shpërtheu në qendrën tregtare “Centara Grand & Centralworld” në orën 18:00 të mërkurën.

Shtëllungat e zeza të tymit dolën jashtë ndërtesës dhe tre persona kërcyen jashtë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pamjet në mediat sociale tregojnë tymin që del nga rrokaqielli që digjet. Trafiku tipik i ngarkuar i Bangkokut pengoi përpjekjet e shërbimeve emergjente për të arritur të shuajnë në kohë zjarrin dhe u desh rreth një orë apo më shumë pas shpërthimit për të vendosur nën kontroll flakët.

Guvernatori i Bangkokut, Assawin Kwanmuang u tha gazetarëve se zjarri shpërtheu në katin e tetë, në një depo dokumentesh. Centara Grand Hotel është një nga hotelet më të mëdha në kryeqytetin tajlandez.

Ngjarja e të mërkurës nuk është hera e parë që Centara Grand ka marrë flakë. Protestuesit antiqeveritarë vendosën zjarrin në hotel në vitin 2010, pas disa muaj demonstratash.

(Kosova Sot)