Thaçi e Pacolli ‘trashin’ milionat, Kosova po zbrazet

  • 11 April 2019 - 19:15
Thaçi e Pacolli ‘trashin’ milionat, Kosova po zbrazet

Në gazetën numër një, “Kosova Sot”, nesër do të lexoni shkrimin se a do të zbrazet Kosova për 4-5 vite më së largu, nëse vazhdohet me këtë trend të emigrimit masiv? A do të mbeten në Kosovë vetëm mafio-oligarkët, familjarët e tyre dhe shpurat kriminale që u shkojnë prapa? Si e degraduan Kosovën, e rrënuan shpresën, e mbytën dëshirën për të jetuar e për të ndërtuar familje, Qeverisjet e korruptuara?

Si ia ka përplasur të vërtetën në fytyrë ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, Profesori amerikan Alon Ben-Meir ? Si e quajti profesori amerikan Behxhet Pacollin shembull tipik të korrupsionit, të cilit ia ka përmendur hotelet e shtrenjta dhe tenderët korruptivë ?

A është Pacolli rasti eklatant i korrupsionit biznesor e politik? A është Pacolli krahu i djathtë dhe partneri kryesor i Hashim Thaçit në biznes, ku qëllimin kryesor e kanë pasurimin e tyre? Pse për sa kohë na udhëheqin njerëz si Pacolli e Thaçi me shokë, autobusët drejt Perëndimit nuk do të kenë asnjë vend të lirë? Si po e humbet Kosova asetin kryesor të saj -RININË- që po detyrohet t’ia mbathë nga vendi, për të mos mbetur e humbur në këtë republikë të kapur, të shantazhuar, e të korruptuar deri në fyt, ku perspektivë ka vetëm për kushërinjtë e pushtetarëve dhe miqtë e tyre që i korruptojnë?

Lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”