Ekuadori i tërheq shtetësinë Julian Assange

  • 11 April 2019 - 19:20
Ekuadori i tërheq shtetësinë Julian Assange

Ekuadori ka ia ka suspenduar shtetësinë Julian Assange dhe e ka akuzuar atë dhe anëtarët e WikiLeaks, që kanë tentuar ta destabilizojnë qeverinë e Ekuadorit.

Pas 5 viteve që i kaloi në ambasadën e Ekuadorit në Londër, Julian Assange sot në mëngjes është arrestuar nga policia britanike. Atij iu kishte ofruar strehim nga ish-presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, por marrëdhëniet e Assange me këtë shtet janë përkeqësuar pas rënies nga pushteti të Correas.

Sipas njoftimit të qeverisë, Assange kishte tentuar të ndërhyjë në punët e brendshme dhe të jashtme të shtetit, duke përfshirë këtu, bashkëpunimin e tij me dy hakerë rus, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

WikiLeaks, kishte arritur që t’i publikojë qindra mijëra sekrete diplomatike të SHBA’së, dhe këto e-maile u shfrytëzuan nga vende të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe Rusinë.

(Kosova Sot)