Arrestohet një person, i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
“Sot më 11.04.2019, nga Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës është arrestuar një person i dyshuar mashkull/egjiptian, për Krime lufte në Kosovë në vitin 1999.
Pas lëshimit të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit.
Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile””, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot)