Si e mori nofkën “Katana”, Agim Aamadani ?

  • 11 April 2019 - 20:21
Si e mori nofkën “Katana”, Agim Aamadani ?

Janë bërë dy dekada që kur heroi i kombit Agim Ramadani, ishte vrarë në luftë frontale në Betejën e Koshares 

 

Ai, ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro – shqiptar, në Koshare, në Prill të 99-të.

Por, si e mori Agim Ramadani nofkën Katana?

Këtë e tregon Hisen Berisha, që është një nga udhëheqësit e kësaj beteje.

“Nofkën katana e ka marr, prej një shpatë e njohur si katana, se edhe ai u kanë si shpatë, i ka pre senet”.

Por, përveç aftësive luftarake të Agimit, ai njihej edhe si piktor e poet, që jo rrallëherë i motivonte shokët e luftës.

Madje Hisen Berisha, i kujtohet një nga fjalët e Ramdanit që ishte motiv për luftëtarët e UCK-së.

“Kur jena hi ne filan vendin, e ka leshu Agimi ate shikimin, dhe e ka thënë fjalën e njohur “Ja vlen me vdeke, vetëm per emrin Kosovë”.

Se një poet e piktor, mund të ishte edhe luftëtar i zoti, në fillim, dikujt nuk ja kishte mbushur synin.

‘Në fillim, kur thojshin poet e sene, nuk ma ka mbush synin, por me pas…”

Madje Çuni, tregon edhe mënyrën se si e kuptoi, që shoku i tij i luftës, kishte rënë në betejë.

“E kam kuptu kur nuk është përgjigj në radio lidhjet qe i përdorshim”.

Agim Ramadani, kishte rënë heroikisht me 11 prill të vitit 1999, gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në kufirin shqiptaro – shqiptar.


Ndryshe,  për ndër të 20 vjetorit të heroit Agim Ramadani, është organizuar edhe një akademi përkujtimore në Teatrin e Kosovës.

(Kosova Sot)