Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi Adem Grabovci

  • 11 April 2019 - 21:24
Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi Adem Grabovci

Nuk ka të lënduar në aksidentin që u raportua se u përfshi zyrtari i PDK’së, Adem Grabovci.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë  se nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë pati vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Peje ne dalje te autostrades te Gjurgjica dhe raportohet vetem per deme materiale. Njesitet kompetente policore po trajton rastin”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq para pak qasteve për aksidentin foli edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Graboci.

Ai tha se vetura e tij ka goditur një veturë tjetër, por nuk tregoi nëse ai ishte brenda veturës. 

(Kosova Sot)