Rryma mbyt imamin 39-vjeçar nga Peja

  • 12 April 2019 - 10:26
Rryma mbyt imamin 39-vjeçar nga Peja

Imami nga Peja Ramë Blakaj, dje pasdite pas një incidenti me rrymë në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Rajonit të Pejës.

“Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme.Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Lajmin për vdekjen e imamit e kanë konfirmuar edhe përmes rrjeteve sociale.

“Njoftojmë të gjithë shokët e dashamirët, se imami Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare, pas një aksidenti. E dhimbshme dhe e rëndë për familjen që humbi edhe një djalë, dy muaj pas vdekjes së vëllaut Argzonit (40)”, thuhet në njoftim.

Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.

Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar.

(Kosova Sot)