Molliqaj në Kuvend tregon se kur Konjufca punoi në SHIK, ja sa paguhej

  • 12 April 2019 - 11:11
Molliqaj në Kuvend tregon se kur Konjufca punoi në SHIK, ja sa paguhej

Dardan Molliqaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, siç ka deklaruar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani, ka prezantuar fakte përmes të cilave pretendon se Glauk Konjuca ka punuar në SHIK gjatë përiudhës kohore 2000-2001 dhe është paguar 150 marka.

Ai thotë se është rekrutuar nga Fadil Lepaja, dhe ka punuar në pozitën e përpunimi të të dhënave.

“Pas shumë të pavërtetave, siç e kemi thënë edhe më herët. Na duhet të ballafaqohemi me të vërteta dhe jo shpifje. Deklarata që një nga kolegët e mi, Glauk  Konjufca, do t;iu jap info tjera. Viti 2000-2001 ai ka punuar në SHIK.Paga 150 marka.

Rekurtimin e ka bo Fadil Lepaja

Sektori: Perpunimi i të dhënave

Një prej letrave që e ka nda: Ishte të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës.

Të gjithë ato letra ai i përpunonte dhe i fuste tek te dhënat e SHIKut

Paga e ult ishte arsye e largimit.

Këto dhe shumë fakte të tjera, tregojnë që Glauk Konjufca ka qenë shërbyes në SHIK

E kam pare që Glauku po hezitojnë me u ballafaqu me të vërtetën.

Unë besoj që SHIK-u ka kry veprime kriminale.

Glauk nuk të pshton Kadrija, të pshton vec e vërteta”, ka deklaruar Molliqaj.

(Kosova Sot)