Miftari: Prapaskenat e mafio-politikës vonojnë përfundimin e konkursit

  • 12 April 2019 - 13:03
Miftari: Prapaskenat e mafio-politikës vonojnë përfundimin e konkursit

Analisti Naim Miftari shprehet për gazetën “Kosova Sot”, se shtyrja e votimit për ta votuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale tregon qartë se ende nuk janë kryer marrëveshjet e fshehta politike për ta sjellë në atë post me rëndësi një kukull të bosëve politikë.

“Në të njëjtën kohë këta janë edhe kumbarët e krimit të organizuar dhe këdo që do ta sjellin në atë post, edhe në poste të tjera, nëntoka politike do të sjellë gjithmonë servilë dhe kukulla të dëgjueshme të tyre, që do ta mbrojnë jo ligjin, por do të mbrojnë bosët e krimit të organizuar, gjegjësisht shefat e partive politike që gjinden në pushtet”, është shprehur Miftari.

Sipas tij, këto qarqe të kapjes së shtetit kurrë nuk do të lejojnë që si prokuror, gjyqtar apo polic hetues e agjent i inteligjencës të vijë ndonjë njeri i pavarur dhe neutral.

“Për të punuar në ato vende të ndjeshme shtetërore duhet t’i takosh dikujt, të jesh lodër e Hashimit, Kadriut, Isës Ramushit apo dikujt tjetër, përndryshe pret me vite për punë ose ikën jashtë vendit diku për të siguruar ekzistencën ekonomike, por edhe të drejtën juridike si njeri i lirë”, ka potencuar Naim Miftari.

(Kosova Sot)