Gjendet një trup i pajetë, ja kush është shqiptari 56-vjeçar

  • 12 April 2019 - 16:25
Gjendet një trup i pajetë, ja kush është shqiptari 56-vjeçar

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në bregdetin e Vlorës. Sipas policisë trupi është gjetur rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, i cili është nxjerrë në breg nga dallgët e detit.

Bëhet fjalë për një 56-vjeçar me inicialet I.I., i cili sipas policisë ishte person me të meta mendore dhe endacak.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morg. Policia dhe grupi hetimorë kanë nisur menjëherë hetimet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I.I., 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)