Mbyllen hetimet për motrën e Donald Trump, shkaku: Doli në pension

  • 12 April 2019 - 20:05
Mbyllen hetimet për motrën e Donald Trump, shkaku: Doli në pension

Motra e madhe e presidentit Trump, gjykatësja federale Maryanne Trump Barry, ka dalë në pension, duke i dhënë fund një hetimi gjyqësor pasi dyshohet se ajo ka thyer rregullat e sjelljes gjyqësore duke kryer mashtrime tatimore.

New York Times në fillim raportoi daljen në pension të Barryt, duke thënë se ajo e ka paraqitur dokumentin e pensionit të saj në shkurt, vetëm 10 ditë pasi zyrtarë të gjykatës njoftuan paditësit se çështja ishte duke marrë vëmendjen e plotë të këshillit gjyqësor të sjelljes.

Pas daljes në pension hetimet u mbyllën menjëherë.

Hetimi i gjykatës u nxit nga një raport i Times vjeshtën e kaluar, duke pretenduar se familja Trump kishte marrë pjesë në skemat tatimore për të maksimizuar trashëgiminë e Trump, Barry dhe vëllezërve dhe motrave të tjerë të tyre.

Avokati i Trump, Charles Harder tha se historia e Times ishte false.

“Nuk ka mashtrim dhe as evazion ndaj askujt. Faktet mbi të cilat Times bazon pretendimet e saj të rreme janë shumë të pasakta”-tha ai në një deklaratë vjeshtën e kaluar.

Presidenti Ronald Reagan zgjodhi Barry-n, një ish prokuror, për të shërbyer në Gjykatën Federale të Qarkut në New Jersey në vitin 1983. Presidenti Bill Clinton e nominoi atë në Gjykatën e Apelit të SHBA në vitin 1999.

Ndërkohë Barry, një gjykatëse pasive për më shumë se 2 vjet, rrezikonte qortim, ndëshkim ose fajësim nga hetimi i shqyrtimit të këshillit gjyqësor, ajo tani përfiton një pension vjetor që mund të shkojë deri në 200.000 dollarë, sipas Zyrës Administrative të Gjykatave të SHBA.

“Nëse një gjykatës del në pension nga zyra, ata marrin të njëjtën pagesë që merrnin, edhe gjatë pensionit”, tha zëdhënësi David Sellers.

Një avokat i quajtur Scott Shuchart tha për CNN se raporti i vjeshtës së kaluar nga Times për familjen Trump e frymëzoi atë të paraqiste një ankesë kundër Barry.

“Ka pak ironi këtu. Është një lloj poshtërimi që ata vazhdojnë të nxjerrin në pension”, tha avokati.

Barry nuk i’u përgjigj kërkesës për koment.

(Kosova Sot)