Trump thotë se vajza e tij Ivanka, është e duhura për të udhëhequr me Bankën Botërore

  • 13 April 2019 - 05:00
Trump thotë se vajza e tij Ivanka, është e duhura për të udhëhequr me Bankën Botërore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha në një intervistë për Atlantic se vajza e tij do të bënte një punë të mrekullueshme si kryetare e Bankës Botërore për arsye se “ajo është e mirë me numrat”.

Donald Trump ka konfirmuar se ai po e konsideron emërimin e vajzës së tij, Ivanka Trump kryetare të Bankës Botërore, dhe gjithashtu mendon se ajo do të bënte një punë të mirë nëse do të ishte ambasadore në OKB.

Në një intervistë për The Atlantic, të publikuar të premten, Trump tha se ai “ka menduar që Ivanka të jetë kryetare e BB’së. Ajo do të ishte e mrekullueshme për këtë punë, për arsye se është e mirë me numra”.

“Ajo është një diplomate e lindur” tha Trump. “Ajo do të ishte e mrekullueshme edhe si ambasadore në OKB”.

I pyetur pse ai nuk e nominoi atë, tha: “Nëse unë do e bëja, do të thoshin se është nepotizëm, por në fakt nuk ka të bëjë asgjë me nepotizmin. Ajo do të ishte e mrekullueshme.”

Trump në disa raste e thërriste Ivankën “baby” gjatë mbledhjeve zyrtare, thuhet në raportin e The Guardian.

“Nëse ajo do të garonte për president, do të ishte shumë, shumë e vështirë që dikush ta mposhte” tha Trump.

Në mars të vitit të kaluar, Ivanka Trump ka mbajtur de fakto postin e sekretares së brendshme, pas shkarkimit të Rex Tillerson. Ajo gjithashtu e përfaqësoi babanë e saj në takimin e G20, në Hamburg gjatë vitit 2017, duke shkaktuar reagime të mëdha.

Gjithsesi presidenti amerikan nuk është ai që e vendos për kryetarin e Bankës Botërore, por kjo vendoset përmes votimit nga bordi i bankës. Por nominimet presidenciale zakonisht janë ato që në fakt janë emëruar.

(Kosova Sot)