Përkrahësit e Bekim Jasharit sulmojnë fizikisht Alban Berishën

  • 14 April 2019 - 18:25
Përkrahësit e Bekim Jasharit sulmojnë fizikisht Alban Berishën

Tensione dhe përplasje janë zhvilluar sot në nëndegën e Skenderajt të PDK-së, gjatë procesit të brendshëm të këtij procesi zgjedhor. Kuvendi është ndërprerë.

Burime të mediave, tregojnë se përkrahësit e kryetarit5 të Skenderajt Bekim Jasharit dhe Nuredin Lushtakut kanë suolmuar fizikisht kryetarin e të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.

Të njëjtat burime thanë se M.M dhe A.M kanë sulmuar Berishën. Këta dy janë në lidhje familjare dhe njëri prej tyre është edhe shofer i kryetarit Jashari.

Për këtë ngjarje Bekim Jashari tha se nuik ka asnjë informacion dhe ndodhet në Prishtinë.

“S’kam koment”, tha shkurtë ai.

Lidhur me këtë përleshje fizike s’ka folur asnjë zyrtar i PDK-së, përfshirë Sami Lushtakun dhe Nuredin Lushatkun.

(Kosova Sot)