Kush ishte në SHIK? Hetimi që do ta trondiste skenën politike

  • 14 April 2019 - 19:48
Kush ishte në SHIK? Hetimi që do ta trondiste skenën politike

Dardan Molliqaj akuzoi Glauk Konjufcen se ishte pjesë e SHIK-ut gjatë periudhës kohore 2000-2001 , se ishte paguar 150 marka dhe se Fadil Lepaja ishte rekrutues i Konjufcës në SHIK. E lidhur me këtë, nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a duhet të turpërohet dhe të jap llogari VV-ja se çfarë njerëz të tipit të Dardan Molliqaj, Shpend Ahmetit, dhe Dardan Sejdiut ka promovuar për vite të tëra në majat e LVV-së, e tash të njëjtit i quajnë kolegët e tyre për pjesë të SHIK-ut!?

Pse asnjëherë nuk u nis një hetim për SHIK-un (e dyshuar për kriminal) në Kosovë?! Pse të gjithë kanë frikë nga hetimi i SHIK-ut? A ka anëtarë të SHIK-ut të instaluar në të gjitha partitë dhe në të gjitha institucionet e shtetit, por edhe në media të caktuara!? A do të dihet ndonjëherë e vërteta se kush ka qenë në SHIK dhe a ka mbetur ndonjë parti e papërfshirë apo të gjitha partitë kanë pasur njerëzit e tyre në SHIK, apo SHIK-u është infiltruar në të gjitha partitë deri në majat e tyre!? A do ta trondiste skenën politike hetimi i këtij shërbimi (kriminal), veprimtaria e të cilit ishte vetëm në shërbim e interes të PDK-së për të kapur institucionet e shtetit e për të zhvatur buxhetin e asetet e shtetit përmes mafio-oligarkëve të rekrutuar po nga SHIK-u!? Kush po e pengon hetimin e SHIK-ut në Kosovë?

Dhe, a ishte dhe është se vet SHIK-un (siç thuhet kriminal) edhe sot e përbëjnë krerët e institucioneve kryesore të shtetit në Kosovë të instaluar në majat e shtetit të kapur?!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen “Kosova Sot”.