Familja e gjen pa ndjenja, i riu dërgohet i vdekur në spital, ja dyshimet e para

  • 15 prill 2019 - 13:40
Familja e gjen pa ndjenja, i riu dërgohet i vdekur në spital, ja dyshimet e para

Familjaret kane gjetur pa ndjenja, e me pas kane derguar te pajete ne spital djalin e tyre. 

Ngjarja e rende ka ndodhur gjate nates ne Sarande dhe viktime eshte nje 32 vjecar, me emrin Sokol Ibrahimi.

Gazetarja e “Panorama” raporton se familjaret e gjeten pa ndenja brenda ne banese dhe e kane derguar me urgjence ne spital. 

Mjeket i kane dhene ndihmen e pare por ka qene e pamundur te shpetonte. Nga hetimet e para, shkak dyshohet te kete qene overdoza, por priten hetimet e plote per te dhene versionin per ngjarjen.

(Kosova Sot)