Shkodra: Të shpërndahet Kuvendi, të thirren zgjedhjet e reja

  • 16 April 2019 - 12:51
Shkodra: Të shpërndahet Kuvendi, të thirren zgjedhjet e reja

“Skandalet e 'amatorëve' në karriget e Kuvendit vazhdojnë. Të shpenzohen rreth 90 mijë euro për dy-tre muaj, do të thotë, një aferë nga njerëzit që nuk dinë, nuk duan të racionalizojnë buxhetin. Për tre muaj 50 mijë euro për hotele dhe mëditje! Po këta, a veç në hotele kanë pasur punë, apo disa mund të banojnë ndoshta nëpër hotele. Ata shpenzojnë 13 mijë euro për telefona, po a mendon kush prej tyre se ka njerëz me nevoja shumë më të ngutshme e më prioritare sesa telefonat e tyre.

Dhe, çfarë pune është kryer me ata telefonata. Kush i menaxhon mjetet e Kuvendit dhe kush mund të jetë përgjegjës për to? Duhet të shtrohet kjo çështje publikisht dhe të dihet, cilat janë efektet pas këtyre shpenzimeve brenda një kohe aq të shkurtër. Se, keqpërdorimi i parasë në vende institucionale e publike është tejet markant e i hapur. Për këtë kryetari i Kuvendit do të duhej të kishte më shumë kujdes, pavarësisht se çfarë obligimesh kryejnë ata deputetë e komisione.

Kur bëhet fjalë për Kuvendin e Kosovës, është parë se legjislaturë më e dobët s'ka pasur deri më tash. Do të ishte mirë që sa më shpejt të shpërndahet dhe të thirren zgjedhjet, e parakohshme, sado që nuk shpresohet as në ato aq”, theksoi analisti Shefik Shkodra për gazetën. 

(Kosova Sot)