Serbia ultimatum Kosovës: Keni afat deri më 6 maj ta hiqni taksën, ndryshe do...

  • 16 April 2019 - 18:40
Serbia ultimatum Kosovës: Keni afat deri më 6 maj ta hiqni taksën, ndryshe do...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic ka dhënë datën 6 maj si afat të fundit për t’u hequr taksa ndaj mallrave serbe nga Prishtina. Ai madje ka kërcënuar se nëse deri me këtë datë Prishtina nuk vepron, atëherë Serbia do marrë masa, raportojnë mediat serbe. 

‘Nëse taksa nuk largohet deri më 6 maj ndaj prodhimeve serbe do të mbahet mbledhje e posaqme e Komitetit Kryesor të SNS,  nga e cila do të dalim me masa kundër Prishtinës, porositi sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic.

Vucic tha se është vazhdimisht nën presionin e ndërkombëtarëve në lidhje me vazhdimin e dialogun. 

‘Kur ju kam thënë se është e pamundur të bisedojmë pa u hequr taksa, ata më kanë thënë që nuk bënë kështu’ tha presidenti duke shtuar se presion të tillë duron gati çdo ditë.

Ndërkohë, Vucici theksoi se Serbinë e pret rrugë e vështirë përpara posqërisht sa i pëket dialogut Beograd-Prishtinë.

(Kosova Sot)