Po ecte me motor, rrëzohet dhe gjen vdekjen 50 vjeçari, policia jep detajet

  • 16 April 2019 - 19:31
Po ecte me motor, rrëzohet dhe gjen vdekjen 50 vjeçari, policia jep detajet

Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në fshatin Mollas të Elbasanit.

Viktima ecte me një motor, ku ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

“Në aksin rrugor Gostimë – Mollas, në fshatin Mollas, shtetasi B.L., 50 vjeç,  banues në fshatin Mollas, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin  e drejtimit dhe është rrëzuar, dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital”, sqaron policia lokale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot)