Prej korrikut hyn në fuqi ligji që ndalon pornografinë në Britani

  • 17 April 2019 - 14:05
Prej korrikut hyn në fuqi ligji që ndalon pornografinë në Britani

Ligji që ndalon pornografinë në Mbretëri të Bashkuar do të hyjë në fuqi nga muaji korrik, ka bërë të ditur qeveria.

Pas 15 korrikut, të gjithë përdoruesit e internetit do të detyrohen të dëshmojnë që janë mbi 18 vjeç ose do të bllokohen për të parë përmbajtje për të rritur.

Çdo ofrues online i materialeve pornografike do të detyrohet të bërë verifikime të moshës në përdorues, për t’u siguruar që janë të rritur. 

Këto verifikime përfshin vendosjen e të dhënave personale. Qeveria britanike thotë se ligji i ri ka për qëllim t’i ndalojë fëmijët të dëmtohen nga përmbajtja pornografike në internet, për të cilën thotë se është shumë në dispozicion.

(Kosova Sot)